Durrës, drejtonte automjetin i pirë, përplaset
Nën efektin e pijeve alkoolike, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se shtetasi Olti Dema, banues në Rrashbull, është ndalur nga forcat e policisë së Durrësit, pasi ka konsumuar veprat penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor
dhe Drejtim të automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.sipas të njëjtave burime, drejtuesi i automjetit, Dema ka marrë në qafë jo vetëm veten, por edhe dy pasagjerët që udhëtonin bashkë me të në ato momente, të cilët ishin dy shokët e tij.
Email This Klikime: 10
Email This Klikime: 10