Berisha në Petrelë: Faji i Saliut do bëhet sa Mali i Dajtit
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me banorë të komunës së Petrelës ku prezantoi kandidatin e PD per zgjedhjet lokale si dhe peruroi ambientet e një shkolle të sapo rikonstruktuar.
Duke folur për kundërshtarin politik, Berisha tha se ai ofron vetëm alternativën e shpifjes dhe të të thënit “Fajin e ka Saliu”. “Unë do ti them atëherë se faji i Saliut do të bëhet sa maji i Dajtit pasi do ndërtoj rrugë, kanalizime, ujësjellësa dhe këto ai i konsideron si faje. Ta pyes unë çfarë ju zgjidh kjo qytetarëve? Kjo përkundrazi dëshmon se ti vuan nga një mendësi e vjetër e akuzatorit”, nënvizoi Berisha.
Sipas kryeminsitrit kjo do të ketë në qendër të vëmendjes, qytetarin si dhe në identifikimin e problemeve që e mundojnë atë.
“Këtë fushatë e kemi shpallur në epiqendër qytetarin. Kjo është fushatë për ju dhe në të cilën duam të mësojmë si qeveri të gjitha problemet tuaja, përparësitë tuaja dhe mundësitë. Besojmë se kjo fushatë dhe muaji prill është jashtëkonisht i rëndësishëm për qeverinë, për qytetarët pasi kanë mundësi që sëbashku të identifikojmë qindra dhe mijëra probleme, projekte për tu realizuar”, tha Berisha.
Duke prezantuar kandidatin e PD për Komunën e Petrelës, kreu i qeverisë më tej bëri të ditur se kjo komunë ka qënë dhe do të mbetet në vëmendjen e qeverisë, pasi investimet për zonën nuk kanë përfunduar asnjëherë.
“Ne kemi investuar në komunën e Petrelës në këto vite rreth 22 herë se tetë vite të marra sëbashku apo disa herë më shumë se gjitha kohërat e marra më parë bashkë. Kemi ndërtuar këtu rreth 36 kilometra rrugë dhe i përmbahemi premtimit se çdo fshat i vendit do të ketë rrugën, kanalizimet etj të njëjta me lagjet e qytetit. Me investimet tona në pesë vite ja dolëm të asfaltojmë, ndërtojmë 36 kilometra rrugë. Gjatë mandatit të ardhshëm, gjashtë katër viteve me zotin Ylli Kupi do të asfaltojmë çdo kilometër rrugë në të gjitha fshatrat e kësaj komune”.
(d.b/BalkanWeb)