Fier, kapen 1500 kg hashash në Seman do kalonte në Itali
FIER- Një sasi prej 1 ton e gjysëm lëndë narkotike e llojit hashash është gjetur nga policia pranë Grykëderdhjes së Semanit.Nga të dhënat e para mësohet se droga ishte paketuar në 92 thasë dhe ishte transportuar në bregdet me një zetor. Destinacioni i fundit ishte Italia dhe do të transportohej me një skaf të huaj.
Për momentin nuk ka të arrestuar dhe në orët në vazhdim priten të jepen detaje të operacionit të organizuar nga skuadra e antidrogës.
(s.g/balkanWeb)
Për momentin nuk ka të arrestuar dhe në orët në vazhdim priten të jepen detaje të operacionit të organizuar nga skuadra e antidrogës.
(s.g/balkanWeb)