Fieri i pasigurt nga pikat e tregtimit te gazit.

FIER - Shqetesimi me i madh per autoritetet e repartit te mbrojtjes nga zjarri prane prefektures se Fierit mbeten pikat e tregtimit te gazit me pakice. Edhe pse jane kryer kontrolle te vazhdueshme dhe jane ndeshkuar ato njesi qe nuk kane plotesuar kushtet serish aktiviteti i tyre ka vijuar duke shperfillur keshtu autoritetet perkatese. shte shefi i zyres se parandalimit prane repartit te mbrojtjes nga zjarri ne prefekturen e Fierit Izet Ymeraj ai qe jep alarmin.
Problem per ne dhe per te gjithe qytetaret mbeten pikat e tregtimit te gazit me pakice pikat e mbushjes se bombolave te gazit apo transfuzioni i forte i gazit nga bombola te medha shume litroshe ne masa me te vogla. Per keto pika te tregtimit me pakice jane marre masa konkrete. Vitin e kaluar eshte bere nje kontroll teresor ne keto pika tregtimi.
Kontrolli eshte kryer ne bashkepunim me inspektoratin e eneve ne presion dhe eshte bllokuar nje sasi e madhe pikash gazi ketu ne qytetin e Fierit. Jane bllokuar rreth 17 te tilla-shpjegon shefi i Zyres se Parandalimit prane Repartit te Mbrojtjes dhe Shpetimit ne Prefekturen e Fierit Izet Ymeraj.
Sipas Ymerajt keta shkeles te ligjit e kane prere aktivitetin perkohesisht per 2 apo 3 muaj dhe me pas e kane rihapur ate pasi kane plotesuar kushtet.
Ngjarja e se dieles sipas Ymerajt
Lidhur me ngjarjen e se dieles ku per shkak te clirimit te gazit ka humbur jeten nje person dhe eshte vene ne rrezik jete nje tjeter Ymeraj tregon se shkak eshte bere mosrespektimi i rregullave te sigurise teknike.
Sipas informacioneve te zyres qe une drejtoj dua te qartesoj se ngjarja nuk ka ndodhur ne nje pike shperndarjeje gazi. Konkretisht ka qene nje autobot transporti solari i cili po shkarkonte solar ne nje depozite te madhe. Gjate shkarkeses nga boti ne depozite ka pasur perqindje te medha gazi helmues po puna e punonjesve pa masa mbrojtese pa kundragaz me sakte ka bere qe te demtohen dy punetore te autobotit-sqaron Ymeraj.
Mbremjen e se dieles 50-vjecari Dule Alliu ka humbur jeten si shkak i clirimit te gazit helmues me presion gjate momenteve qe ai po punonte. Alliu eshte percjelle dje per ne banesen e fundit nderkohe qe personi tjeter i demtuar ka dale nga gjendja kritike. Ai ndodhet aktualisht ne nje repart te patologjise mbas nje qendrimi disa oresh ne repartin e reanimacionit. Policia ka dale ne deklarate per shtyp duke u shprehur se shkak per ngjarjen ka qene mosmbajtja e masave mbrojtese gjate punes.