Vodhen kisha lokale e kabllo tete te arrestuar

HAJDUTT/ Policia ka vene ne pranga te rinj te akuzuar per vjedhje te ndryshme ne dy qytete. Nderkohe nje tjeter vjedhje ka mbetur pa autore e pikerisht ajo e nje kishe ne Fier
Vjedhjet kane filluar te shenojne rekorde ne qytete te ndryshme nderkohe qe jo rralle ato mbeten pa autor. Te dielen ne qytetin e Durresit u prene dhe vodhen 30 shtylla ndricimi dhe ende nuk eshte rene ne gjurmet e hajduteve. Gjithashtu nje kishe u vodh ne Fier ndersa ne Kucove e Elbasan policia ka mundur te vere ne pranga 8 vete. Pese prej te arrestuar jane adoleshente te moshes 16-17 vjec.
Kucove grabisnin shkolla e lokale
Kane realizuar vjedhje ne dy shkolla nje qendre rinore dhe ne nje lokal ne qytetin e Kucoves gjate koheve te fundit nderkohe qe ne oret e para te mengjesit te djeshem kane rene ne prangat e policise.
Gjashte persona pese prej te cileve adoleshente dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim pasi rezultojne te jene autore te kater vjedhjeve te ndodhura ne qytetin naftetar. Burime te Drejtorise se Policise se Qarkut te Beratit bejne me dije se ne oret e para te mengjesit te djeshem ka perfunduar me sukses operacioni i koduar Kompjuteri operacion i cili ka vene ne pranga gjashte persona dhe ka bllokuar ne cilesine e proves materiale shume prej pajisjeve te vjedhura. Keshtu gjate ketij operacioni jane bere arrestimet e shtetasve S.K 17-vjec D.P 17-vjec G. Z 17-vjec A.D 17-vjec E.M 16-vjec Fation Veliu 24-vjec banore te qytetit te Kucoves. Policia deklaroi dhe shpalljen ne kerkim te Emigert Haxhillarit 24-vjec po banor i ketij qyteti i cili ka arritur ti shpetoje prangosjes.
Te shtate keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin akuzohen se ne daten 29 janar kane vjedhur ne ambientet e qendres rinore ne Kucove. Nje dite me pas kane vjedhur kompjuteret ne klasen e informatikes prane shkolles 9-vjecare 18 Tetori. Ne daten 1 shkurt akuzohen se kane vjedhur ne nje tjeter shkolle.
Pikerisht ne shkollen nente vjecare Koco Korcani qe ndodhet ne lagjen Llukan Prifti kane grabitur kompjuterin e shkolles. Mbi kete grup dyshohet se rendon dhe nje tjeter vjedhje qe daton ne 25 dhjetor te vitit te kaluar ku eshte vjedhur lokali i shtetasit T.V po ne kete qytet. Ky grup mesohet se ishte prej kohesh nen mbikeqyrjen e inspektoreve te policise dhe mengjesin e djeshem u mundesua arrestimi i tyre.
Gjate kontrollit qe uniformat blu bene ne banesat e tyre gjeten dhe bllokuan ne cilesine e provave materiale 14 monitore kompjuteresh 12 njesi 6 bateri 1 tastiere nje televizor 42 polesh dhe nje vegel muzikore kitare. Materialet e kesaj ceshtje i kaluan prokurorise per hetime te metejshme ku autoret e dyshuar do te perballen me vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim.
Elbasan prene me sharre kabinen
Arrestohen dy te rinj pasi u kapen duke vjedhur kabullin e kabines elektrike. Nje nate me pare agjentet e policise kane vene ne pranga dy shtetas te cilet kane tentuar ne oret e para te mbremjes te presin me sharre nje kabull elektrik.
Ka qene nderhyrja e menjehershme e policise e lajmeruar nga banoret e zones qe ka sjelle edhe arrestimin e shtetasve Daniel Ranxha dhe Spatak Panxhi. Arrestimi i tyre u be nen akuzen vjedhje ne bashkepunim e mbetur ne tentative. Ne vendin e ngjarjes u bllokua edhe nje sharre hekuri.