Sherr me kryebashkiakun e Kamzes tentojne ti djegin Tuaregun

Ngjarja fillimisht u dyshua me prapavije terroriste por me pas u zbulua konflikti me tre te rinjte
Policia dergon per ndjekje penale dy vellezer dhe nje person tjeter me akuzen e zjarrvenies
TIRAN- Tre persona te dyshuar per tentativen e djegies se autovetures se kryetarit te Bashkise se Kamzes Xhelal MZiu u moren ne ndjekje penale ne gjendje te lire nga Policia e Tiranes dhe materialet hetimore ne ngarkim te tyre u referuan ne Prorkurorine e Tiranes.
Astrit Halili 25- vjec banues ne Kamez-Tirane i denuar me pare per vrasje te mbetur ne tentative vellai i tij Klevis Halili 26-vjec banues ne Kamez te Tiranes i denuar me pare per armembajtje pa leje si dhe Ronald Mjeshtri 21-vjec banues ne Valias te Ri te Tiranes u identifikuan dhe me pas u shoqeruan nga policia e Tiranes si autore te tentatives se djegies se automjetit luksoz te kryetarit te Bashkise se Kamzes Xhelal Mziu.
Keta persona me date 2 shkurt 2011 ora 23.30 ne Kamez per motive te dobeta kane tentuar te djegin automjetin e markes Volsvagen Tuareg me targa TR 0004 R- tha policia ne njoftimin e saj. Mesohet se mjeti eshte ne pronesi te bashkise se Kamzes dhe perdoret nga kryetari i saj Xhelal Mziu. Policia nuk dha zyrtarisht ndonje shkak ne lidhje me tentativen e djegies se mjetit luksoz por tha se ngjarja dyshohet te kete ndodhur per motive te dobeta.
Nderkaq burime nga policia e komisariatit nr.5 ne Kamez thane dje per Shekullin se ngjarja dyshohet te kete ndodhur pas nje konflikti mes kreut te bashkise se Kamzes dhe personave ne ldihje me nje konflikt per motive pronesie mes tyre dhe kryebashkiakut.
Ngjarja ndodhi diten e dyte te muajit shkurt ne mbremje rreth ores 2030 kur se paku tre persona hodhen ne brendesi te rrethimit te baneses se Mziut ne qender te Kamzes dy shishe me lende djegese.
Per fatin e tij te mire mjeti nuk pesoi demtime dhe po keshtu nuk pati demtime serioze ne banesen e kryebashkiakut te Kamzes i zgjedhur ne vitin 2007 si kandidat i Partise Demokratike. Pas ngjarjes policia mberriti ne vendin e ngjarjes dhe nisi menjehere hetimet per veprimet e ndodhura.
Dyshimet e para te policise si dhe nga deklarimet e kryebashkiakut u orientuan mbi nje veprimtari me prapaskene terroriste. Policia pyeti vete kryetarin e Bashkise se Kamzes i cili u tregua i gatshem per te dhene versionin e tij mbi ngjarjen. Nga veprimet e kryera dyshohej se ne te vertete krimi mund te kishte nje prapavije te dyshimte.
Gjithsesi pas identifikimit te autoreve te dyshuar si dhe pas gjetjes se provave dhe elementeve te tjere policia zbuloi se ne te vertete ngjarja kishte motive te dobeta dhe kishte ndodhur pas nje grindjeje mes paleve. Gjate pyetjes se te dyshuarve ne polici ata pranuan se kishin pasur konflikt me kryebashkiakun e Kamzes. Pas veprimeve te kryera ndaj tyre policia referoi ne prokurori dosjen ne ngarkim te tyre me akuzen e shkaterrimit te prones me zjarr e mbetur ne tentative.
Te akuzuar
Astrit Halili 25-vjec nga Kamza i denuar per vrasje ne tentative
Klevis Halili 26-vjec nga Kamza i denuar per armembajtje
Ronald Mjeshtri 21-vjec nga Kamza i padenuar