Djali ishte imi por drejtesia na perket te gjitheve..

Flet Feruzan Durdaj babai i Erisonit vogelushit te vrare ne shperthimin e Gerdecit
Shekulli Zoti Durdaj si e komentoni vendimin e Gjykates se Tiranes per te liruar qe prej dites se djeshme te pandehurit e ceshtjes Gerdeci Delijorgji Pinari e Ngjeci nderkohe qe disa dite me pare eshte liruar prej paraburgimit edhe i pandehuri tjeter Minxolli.
Feruzan Durdaj Kjo ceshtje eshte shtyre deri ne kete pike me qellim. Drejtesia ne kete rast ka vepruar shume ngadale ka zvarritur proceset ka lejuar avokatet e fajtoreve te tallen me ne dhe me drejtesine duke shtyre seance pas seance me justifikime idiote e ka ndare ceshtjen ne 10 gjyqe pikerisht per te krijuar konfuzion.
Per mua kjo eshte nje strategji e tyre per ti shpetuar pergjegjesise mbi ate tragjedi qe mori jetet e te afermve tane me te shtrenjte. Lirimi i ketyre njerezve qe per ne do te duhet te mbanin pergjegjesi ne na lendon te gjitheve.
Gjykata eshte shprehur se lirimi i te pandehurve nuk e komprometon ceshtjen dhe gjyqi do te vazhdoje pertej nderhyrjeve politike...
Kete une nuk e besoj. Gjykatat nuk kane mundur ti shpetojne nderhyrjeve te politikes madje nuk kane arritur te bejne as menaxhimin minimal te kohes. Vete te pandehurit per shembull Dritan Minxolli jane shprehur nga brenda burgut se do te flasin vetem kur te vije koha sepse atje ndihen te kercenuar. Une nje gje di te them keta te pandehur jane edhe me te kercenuar jashte burgut. Une nuk jam jurist por me grupin e avokateve qe mbron interesat tona ne e kemi cuar ceshtjen deri ne Strasburg pikerisht se nuk kemi gjetur zgjidhje ne Shqiperi madje jemi keqtrajtuar nga instancat e gjyqesorit tone.
eshtja jone eshte pranuar atje po nga ana tjeter nje pjese e proceseve vazhdojne te jene peng i sistemit tone gjyqesor qe bie pre e nderhyrjeve te parave e te pushtetit. Efraim Diveroli ne SHBA e mori denimin ndersa ketu te ne ende ska fajtor per 26 veta qe humben jeten per nje skandal te provuar e te dokumentuar trafiku armesh. Kjo tregon mire se cfare drejtesie kemi ne Shqiperi.
Deklarata nga partite politike thone se ceshtja eshte keqperdorur dhe eshte penguar nga pala tjeter. Ju a mendoni se ndonjera prej paleve ka nderhyre ne ceshtje
Une di te them qe ne i kemi bere kerkese politikes per heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut dhe kjo nuk ka ndodhur. Kemi bere kerkese per demshperblim familjeve te viktimave demshperblim per jeten e humbur dhe kjo nuk ka ndodhur. Kemi bere kerkese per tu bere pale ne gjyq dhe kete shpesh na e kane mohuar. Qartesisht as politika as drejtesia nuk ka qene ne anen tone. Per kete arsye tashme shpresojme te drejtesia nderkombetare.
A e shihni te humbur luften ne instancat e drejtesise shqiptare
Ne nuk kemi me cfare te humbasim ate qe kishim per te humbur e humbem. Mua nuk ma kthen dot njeri djalin e vogel qe humba prej shperthimit. Tani lufta nuk eshte me vetem e jona lufta eshte qe te kete drejtesi e kjo drejtesi i nevojitet te gjitheve. Shqiptaret duhet ta kuptojne se nese nuk ka drejtesi sot per ne nese nuk denohen vrasesit e femijeve tane neser nuk ka per te patur drejtesi per shume te tjere. Gjithsesi ne kemi per ta vazhduar luften tone me cdo mjet ne instancat e drejtesise dhe jashte tyre.
fare nenkuptoni kur thoni se do ta vazhdoni luften edhe jashte institucioneve te drejtesise
Nenkuptoj kete qe po ndodh. Nese procesi i tyre zhvillohet ne tavolina pushtetaresh dhe nese ata lirohen e shetisin rrugeve cfare duhet te bej une apo te tjeret qe humben familjaret ne ate skandal Ne po na shtyjne drejt deshperimit sepse ajo e atjeshmja ndodhi ne mes te dites gjithe bota e ka marre vesh kush ishte perfshire e kush bente para nga Gerdeci. Ata persona duhet te mbajne pergjegjesi se sben.
Nuk mund te behet uje gjaku i 28 personave. Ne nuk do lejojme qe kjo ceshtje te mbetet pa pergjegjes e pa fajtore sic kane mbetur shume ceshtje te tjera. Une i bej thirrje edhe qytetareve shqiptare qe te na mbeshtesin...
25-vjecari amerikan ne biseden me Trebicken akuzoi drejtperdrejt djalin e kryeministrit Berisha
Mashtrimi me municionet SHBA 4 vite burg Diverolit
Drejtesia amerikane denoi me 4 vite burg janarin e shkuar kreun e kompanise amerikane AEY Efraim Diveroli qe mashtroi Pentagonin me kontraten e municioneve prej 300 milione dollaresh duke blere arme te vjetra kineze ne Shqiperi per ushtaret amerikane ne Afganistan.
Ne seancen e zhvilluar ne nje gjykate ne Majami SHBA Diveroli dhe drejtues te tjere te kompanise amerikane AEY pranuan mashtrimin ndaj Pentagonit. Gjykatesja e rrethit gjyqesor Joan Lenard dha sentencen per 25-vjecarin Efraim Diveroli i cili mund te denohej edhe me pese vite burg pas deklarimit fajtor per akuzen e mashtrimit.
Gjykatesja Lenard e vleresoi Diverolin qe kishte pranuar pergjegjesine per krimin e kryer por tha se ai meritonte nje mase serioze ne burg per shkak se skema e tij mund te kishte demtuar personelin ushtarak amerikan dhe aleatet e tyre afgane. Shumica e municionit ishte disa dekada i vjeter dhe mund te ishte joefektiv.
Prokuroret kane kerkuar 5 vjet heqje lirie per kreun e kompanise AEY 25- vjecarin Efraim Diverolin. Sipas akuzes Diveroli dhe disa punonjes te kompanise mashtruan Pentagonin duke furnizuar me sasira te medha municionesh kineze ushtaret amerikane ne Afganistan. Por kontrata qe ai kishte lidhur me Pentagonin nuk e lejonte perdorimin dhe shitjen e municioneve te prodhuar ne Kine. Per te fshehur origjinen Diveroli i ripaketonte municionet ne Shqiperi dhe i shiste ato sikur te ishin prodhuar ne Shqiperi.
Ky lloj biznesi kryhej ne fabriken e Gerdecit ku ndodhi dhe shperthimi tragjik me 15 mars te 2008-es qe i mori jeten 26 personave dhe plagosi mbi 300 te tjere. Kompania AEY ne vitin 2007 fitoi nje kontrate 298 milione dollareshe nga Pentagoni per te furnizuar me armatime trupat amerikane ne Afganistan.
Kjo nuk ishte kontrata e pare e lidhur me Pentagonin pasi te njejta marreveshje ishin firmosur qe ne fillim te luftrave ne Irak dhe Afganistan. Por kontrata e Pentagonit ndalonte blerjen e municioneve nga Kina. Nderkohe 25- vjecari arriti te korruptonte autoritetet e larta shqiptare duke bere ripaketimin e municioneve kineze qe te dukeshin sikur burimi i tyre ishte ne Shqiperi.
Skandali i ripaketimit te municioneve u zbulua vetem pak kohe pas tragjedise se rende te Gerdecit ne 15 mars 2008 nga deshmitari kyc i ketij rrjeti te sofistikuar te trafikut te armeve Kosta Trebicka i cili humbi jeten ne 12 shtator 2008 ne menyre te mistershme ne nje aksident automobilistik ne Korce.
25-vjecari Efraim Diveroli e pranoi qe ne vitin 2009 fajesine pas akuzes per komplot per mashtrim. Ne nje marreveshje me organet e drejtesise Diveroli pranoi se ne vitin 2007 pati planifikuar bashke me punonjesit e kompanise me baze ne Miami AEY per ti shitur ushtrise amerikane municione te ndaluara kineze te cilat ata u perpoqen ti paraqisnin sikur te ishin prodhuar ne Shqiperi.
Ky veprim shkeli embargon e vendosur ne vitin 1989 nga Kongresi amerikan ndaj armeve te prodhuara ne Kine pas masakres ndaj studenteve kineze ne sheshin Tienanmen te Pekinit.
Diveroli eshte njeherazi edhe njeriu qe denoncoi lidhjet e Shkelzen Berishes djalit te kryeministrit shqiptar Sali Berisha me trafikun e armeve Kjo ka shkuar lart e lart tek Kryeministri dhe i biri. Une nuk mund ta luftoj dot kete mafie. shte shume e madhe. Ata kafshe kane dale jashte kontrollit. Keshtu do te shprehej Efraim Diveroli ne nje bisede me te ndjerin Kosta Trebicka.
26 viktimat e shperthimeve ne Gerdec
Zelfi Sali Ahmeti lindur me 28.06.1956
Shqipe Dilaver Alhasa lindur me 13.08.1983
Roland Gezim Alla lindur me 18.06.1987
Arben Selajdin Ase lindur me 10.02.1967
Jetmir Sali Ballazhi lindur me 29.02.1988
Hysen Abaz Cani lindur me 10.05.1957
Bukurije Bektash Cani lindur me 30.08.1960
Shefki Ahmet Cani lindur me 05.04.1962
Besim Fadil anga lindur me 12.12.1957
Qemal Can Deliu lindur me 28.01.1961
Korre Ali Deliu lindur me 18.07.1960
Jetmir Qemal Deliu lindur me 13.11.1986
Liljana Ramiz Deliu lindur me 16.08.1983
Flavio Uran Deliu lindur me 03.08.2004
Erison Feruzan Durdaj lindur me 27.11.2000
Rajmonda Medi Durdaj lindur me 08.09.1974
Endri Mustafa Dvorani lindur me 25.01.1962
Azem Kadri Hamolli lindur me 20.08.1964
Hamet Laze Hazizaj lindur me 21.06.1944
Muhamet Ramiz Hoxha lindur me 11.06.1951
Zelie Shyqyri Kaca lindur me 2.07.1979
Reshit Haxhi Kruja lindur me 28.11.1961
Nafije Selman Laci lindur me 20.05.1971
Zelije Bajram Leti Prini lindur me 02.11.1988
Ilirjan Ndue Malci lindur me 15.09.1963
Resmije Kujtim Osmani Kranja lindur me 23.08.1988