E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amballazhonte vere te lire shiste per Chardonnay

Policia bllokon 800 shishe me vere rifuxho qe do iu shitej lokaleve si vere e shtrenjte. Arrestohet prodhuesi

TIRAN- Blinin vere te lire dhe e ambalazhonin ne shishe me etiketa vererash te shtrenjta dhe ua servirnin lokaleve si vere te mire. Nje person i dyshuar arrestohet nga policia ndersa nje tjeter i dyshuar si bashkepunetor i tij merret nen hetim nga policia me akuzen e prodhimit te paligjshem dhe te palicensuar si dhe falsifikim te etiketave te pijeve dhe prodhimeve te ndryshme.


Klement Piro 59-vjec banues ne Tirane i cili me pare kishte punuar me menaxhimin dhe me shitjen e vererave u arrestua nga Antikrimi Ekonomik i Policise se Tiranes gjate operacionit te koduar me akuzen e flasifikimit te etiketave dhe prodhimit te paligjshem dhe te palicensuar.


Burimet e policise thane se Piro ka qene me pare i proceduar per vepren e mashtrimit. Sipas njoftimit te Policise Piro u arrestua pasi ne banesen e tij policia gjeti dhe sekuestroi nje sasi prej rreth 800 shishesh vere me etiketa te markave te ndryshme.


Nje pjese e mire e shisheve te sekustruara nga policia gjate nderhyrjes se saj ishin mbushur me vere nga nje prodhim masiv i cili ne treg shitet perfersisht me 100 leke te reja litri dhe qe amballazhohet me kuti kartoni ose kuti plastike.


Vec Piros Anikrikmi ekonomik i policise se Tiranes ndaloi dhe me pas shoqeroi ne ambientet e saj edhe Adem Haxhajen 45-vjec banues ne Shkoder. Haxhaja mesohet se do te ndiqet ne gjendje te lire per shkak se ai nuk rezulton i perfshire direkt ne veprimtarine e Piros.


Ai sipas burimeve te Policise dyshohet se eshte bashkepunetor me Piron ne veprimtarine e mashtrimit te kryer me shitjen e veres se ambalazhuar me kuti plastike si vere cilesore. Nje pjese e mire e etiketave qe ai shiste mbanin etiketa te vererave Merlot Kabernet Chardonnay etj. Operacioni per arrestimin e Piros u organizua te dielen ne mengjes per shkak se sipas informacionit qe posedonte policia ai kryente mbledhjen dhe shperndarjen e veres vetem gjate te dieles.


Nderkaq gjate javes sipas policise ai nuk dukej fare por dyshohej se merrej me ambalazhimin e veres ne shishe te vererave te markave te shtrenjta dhe me pas iu vendoste atyre etiketa te vjetruara per te dhene idene se vera ne fakt ishte e mire dhe e vjeter. Vera iu ofrohej lokaleve me nje vlere qe shkonte nga 1400 leke te reja shishja dhe ne varesi te markes qe kishte ne shishe etiketa dhe vjetersise rritej edhe vlera e mallit.


Fillimisht blute ata ndaluan Bujar Haxhajen ne momentin qe ai po dilte nga banesa e te arrestuarit Klement Piro ndersa apo pergatitej te futej ne veturen e tij te markes Mercedez- Benz me targa te Shkodres.


Gjate kontrollit te mjetit policia gjeti nje sasi shishesh me vere dhe raki te cilat nuk kishin faturen tatimore shoqeruese te mallit. Kjo sasi vere u sekuestrua ndersa policia me pas hyri ne banesen e Piros ku gjate kontrollit sekuestroi afersisht 800 shishe vere me etiketat e vererave te shtrenjta.


Ne total sipas burimeve te policise vlera reale e mallit mendohet te arrije ne rreth 3-4 milione leke te vjetra. Por nese ajo do te shitej vlera e saj mund te shkonte ne rreth 5 apo 6 here me teper. Vec mallit te sekuestruar policia tha se kishte sekuestruar edhe objekte te tjera me te cilat ai kryente ambalazhimin etiketimin dhe mbylljen e veres.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›