Vazhdojnë kthimet në Kakavijë

Edhe pese dite pas hyrjes ne fuqi te lëvizjes se lire, doganieret e Kakavijës vijojnë te penalizojnë qytetaret shqiptare, qe kërkojnë te kalojnë kufirin me pasaporta biometrike. Për një sere arsyesh qe nga garancia ligjore, kontrata e qerase se mikpritësit e deri tek shuma me te mëdha parash, nga sa është përcaktuar ne rregullore, dhjetëra qytetareve u ndërpritet ne mes udhëtimi. Gjate 24 orëve te fundit rreth 50 persona nuk janë lejuar te kalojnë traun. 30 prej te kthyerve udhëtonin me te njëjtin agjenci. Pasagjeret mes te cilëve edhe një fëmijë janë detyruar ta gdhijnë ne doganën e Kakavijës, ne temperature shume te ulëta. Qytetaret akuzojnë doganieret greke se ne disa raste kane refuzuar qe te fusin edhe dokumentet e tyre ne sistem. Edhe pse korrespondentet flasin për situate aspak optimiste, ministri Basha deklaron se problemet ne këtë pike kufitare janë zgjidhur. Sipas Ministrit Basha te kthyerit janë persona qe kanë pasur probleme të mëparshme në vendet e zonës shengen, por ne fakt shume prej te intervistuarve deklarojnë se po udhëtojnë për here te pare drejt Greqisë për te kaluar me fëmijët festat e fundvitit.
Shpërndaje