E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks e kaos ne Portin e Durrësit

Porti i Durrësit është përfshirë nga kaosi, pas fluksit te madh te pasagjereve qe hyjnë ne vendin tone. Vetëm mëngjesin e se hënës kane zbarkuar 6 mije persona, çka ka sjelle probleme e vonesa te shumta. Duke qene se ende nuk ka përfunduar terminali i ri, autoritetet portuale dhe policia kufitare nuk kane lejuar zbritjen nga trageti te pasagjereve deri ne kalimin e personit te fundit ne sportel. Për shkak te mungesës se informacionit dhe kthimit masiv te qytetareve, sidomos nga kufiri me Greqinë, duket se liberalizimi i vizave me shume ka ndikuar për ardhjen e emigranteve qe kane jetuar pa dokumente te rregullta ne shtetet fqinje. Edhe pse policia kufitare e Durrësit ka punuar me te paktën 10 sportele ne hyrje, serish nuk janë shmangur radhët e gjata. Në portin e Durrësit aktualisht funksionojnë linjat me Barin, Ankonen dhe Triesten. Ndërkohë terminali i ri i pasagjereve, qe parashikohej te vihej ne funksion ne fund te vitit, është ende larg përfundimit. Për këtë projekt, qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kane akorduar një fond prej 13 milion eurosh.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›