Fierza në “agoni”, Vau i Dejës shton energjinë

Hidrocentrali i Vaut të Dejës, gjatë natës së shkuar ka punuar me kapacitet të plotë, ku prurjet kanë qenë 200 metër kub në sekondë.
Kuota e nivelit të ujit në hidrocentralin e Vaut të Dejës aktualisht është 74.4 metër, me tendencë rritje, nëse reshjet do të vazhdojnë të mbeten të tilla. Sipas informacionit zyrtar nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, me kapacitet të plotë po punohet edhe në hidrocentralin e Komanit, ndërsa ai i Fierzës vazhdon të mos funksionojë për shkak të kuotave nën nivelin e kërkuar.
Ndërkohë që vazhdimi i reshjeve në Malësitë e Shkodrës ka ndikuar në fryrjen e lumenjve Kir dhe Gjadër, që sipas përllogaritjes së prurjeve ato janë 330 metër kub në sek në Lumin Drin, ndërsa të gjithë së bashku, në derdhjen e lumit Buna shkojnë në 1 mijë metër kub në sek. /Start/
2011-12-13 11:05