E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, disa të shoqëruar për vrasjen e 60-vjeçarit

Sipas policisë së Qarkut të Shkodrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 minuta të mbrëmjes së shkuar, në afërsi të një pike karburanti.

Menjëherë pas ngjarjes shkoi grupi hetimor, të cilët në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, po punojnë për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave e motivit të këtij krimi, si dhe identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve të ngjarjes.

“Aktualisht mësohet se në ambientet e Komisariatit të Policisë Pukë, janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona dhe po punohet intensivisht për dokumetimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thekson reagimi. /Start/

                                                                                             2011-12-13 11:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›