Fierzë, familja me 8 persona ka mbetur e bllokuar në shtëpi
Fierzë, të gjitha rrugët janë të bllokuara nga bora e shumtë dhe komuna ka mbetur krejt e izoluar.
Një familje me 8 persona ka mbetur e bllokuar në shtëpi, e kanë të pamundur të shkojnë qoftë dhe deri në qendër të fshatit dhe gjenden në vështirësi.
Familja Pashkaliaj njofton se kanë një fëmijë me handicap dhe të sëmurë. Familja njofton se kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe bëjnë të ditur se kanë ushqim deri nesër.
Banorët e kësaj familje tregojnë se shtëpia e tyre është mbuluar krejtësisht nga bora dhe se nuk dallohet fare nga terreni. Ata gjithashtu njoftojnë se kanë hapur një tunel për të dalë nga shtëpia por se e kanë të pamundur të largohen prej saj, qoftë edhe për të shkuar deri në qendër të fshatit për të gjetur ushqim, për shkak të dëborës së shumtë.
(ar.si/BalkanWeb)