E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përmbyturit në skemën ekonomike

 zirina llambro Familjet e prekura nga përmbytjet në zonën e nën Shkodrës do të përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike. Pas  ushqimeve dhe veshmbathjeve, kjo masë është një tjetër lehtësim nga dëmi kolosal që u është shkaktuar. Gjithçka e bëri me dije dje Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço. Sipas tij, trajtimi me ndihmë ekonomike do të jetë i përkohshëm deri në rikuperimin e situatës. “është ngritur një grup ekspertësh që do të monitorojë nga afër familjet e prekura, si dhe do të bëjë grumbullimin e të dhënave. Gjithçka do të jetë në bashkëpunim me pushtetin vendor që sjell listat e qytetarëve dhe vërteton nëse plotësohen kriteret. Më pas familjet do të futen në skemën e ndihmës ekonomike”, tha Naço. Sipas tij, me situatën aktuale të parët që do të përfitojnë do të jenë ata persona apo kryefamiljarë, të cilët kanë humbur tërësisht të ardhurat e tyre. “Ka familje që kanë humbur aktivitetin e tyre bujqësor e blegtoral me të cilin jetonin. Ata automatikisht do të marrin ndihmë ekonomike, pasi të ardhurat që merrnin nga tregtimi i këtyre produkteve nuk i kanë më. Ky grup do të jetë prioritar”, tha Naço. Ai shtoi se masa e ndihmës ekonomike që do të ofrohet është ajo e përcaktuar me ligj dhe vendime të Këshillit të Ministrave. Vlera e saj maksimale për familjet e varfra shkon rreth 7500 lekë në muaj. “Do të aplikohet skema e zakonshme që përdoret për familjet e varfra, deri sa gjendja të përmirësohet dhe t’i rikthehet normalitetit. Disa familje mund të rrinë për tre muaj në skemë, më pas kryefamiljari të punësohet dhe të dalin prej saj, por të tjera që janë dëmtuar më shumë mund të qëndrojnë edhe për një kohë më të gjatë”, tha kreu i SHSSH-së. Për të bërë shpërndarjen e ndihmës kanë nisur konsultimet me bashkitë dhe komunat, por gjithçka pritet të konkretizohet në një kohë të dytë, pasi në zonën e përmbytur çdo aktivitet momentalisht është pezulluar. Gjithashtu në të gjithë zonën do të ofrohen edhe shërbimet sociale. Drejtoria e SHSSH-së ka udhëzuar Shtëpinë e Fëmijës, qendrat e përkujdesjes sociale dhe ato të të moshuarve, të pranojnë çdo qytetar që ka nevojë për shërbime sociale. Ndërkaq për familjet e akomoduara në vendet e caktuara nga shtabi i Emergjencës, shërbimi social shtetëror do të dërgojë psikologë për t’u dhënë asistencë, sidomos fëmijëve të traumatizuar nga përmbytja. “Në këto shërbime do të angazhojmë jo vetëm strukturat tona, por do të kërkojmë ndihmë edhe nga shoqëria civile dhe stafi i universiteteve”, tha Naço. Aktualisht në vendin tonë janë rreth 98 mijë familje të varfra që trajtohen me ndihma ekonomike. Pas katastrofës që ndodhi në zonën e nën Shkodrës, këtij numri pritet t’i shtohen minimalisht edhe 2000 familje të tjera, të cilat humbën jo vetëm shtëpitë por edhe bagëtitë me produktet e të cilave jetonin. Dëmi që u është shkaktuar është kolosal dhe automatikisht futen në listën e familjeve të varfra.Të dhënat e djeshme të përmbytjesBashkia Shkodër    250 ha tokë të përmbytura, 616 persona të evakuuar dhe 330 shtëpi të përmbyturaKomuna Dajç2 mijë ha të përmbytura, 2 mijë persona të evakuuar dhe 1187 shtëpi të përmbyturaKomuna Ana Malit    1200 ha të përmbytura, 282 persona të evakuuar dhe 180 shtëpi të përmbyturaKomuna Velipojë2 mijë ha të përmbytura, 200 persona të evakuuar dhe 50 shtëpi të përmbyturaKomuna Bërdicë2100 ha të përmbytura, 810 persona të evakuuar dhe 368 shtëpi të përmbyturaKomuna Guri Zi1000 ha të përmbytura, 810 persona të evakuuar dhe 368 shtëpi të përmbyturaKomuna Bushat2500 ha të përmbytura, 500 persona të evakuuar dhe 300 shtëpi të përmbyturaKomuna Qendër, M.Madhe50 ha të përmbytura, 10 persona të evakuuar dhe 8 shtëpi të përmbyturaKomuna Rrethina300 ha të përmbytura, 25 persona të evakuuar dhe 16 shtëpi të përmbyturaShifrat e depozituara në para e ndihmatQytetet e komunat, ndihmë për ShkodrënShkodra merr mbështetjen e të gjithë vendit. Deri tani rezultojnë plot 10 qarqe, 83 komuna dhe 4 bashki që kanë kontribuar me ndihma materiale e monetare për banorët e përmbytur e këtyre ditëve. Para disa ditësh, të mbledhur së bashku, të zgjedhurit vendorë vendosën të bëhen së bashku pjesë e rrjetit të solidaritetit me zonat e prekura nga përmbytja. “Shoqata e Bashkive, Komunave dhe e Qarqeve vlerëson dhe inkurajon punën dhe angazhimin e qeverisë, strukturave lokale, administratës së komunave dhe bashkive si dhe sakrificën e forcave ushtarake ,te policisë dhe te emergjencave civile. Ne realizojmë qëndrimin e përbashkët për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën tonë në mjete dhe makineri, ndihma ushqimore, materiale dhe financiare. Njëkohësisht u bëjmë thirrje gjithë bizneseve lokale dhe individëve të veçantë që të japin kontributin e tyre për përballimin e kësaj fatkeqësie”, u shprehën përfaqësues të shoqatës në momentin e ndërmarrjes së kësaj iniciative. Përfaqësues të saj kanë shkuar vetë në zonat e përmbytura, duke mëësuar se cilat ishin nevojat më emergjente të popullsisë. Më pas, secili prej institucioneve vendore ka mbledhur këshillat në rrethe, duke arritur që të kontribuojnë me shuma të konsiderueshme. Deri dje, këshillat e qarqeve kanë depozituar 60 mijë euro, ndërsa kanë ndihmuar me ushqime qarqet Vlorë, Fier e Gjirokastër. Ndërsa komunat kanë grumbulluar 186 milionë lekë, ndërsa bashkitë mblodhën 25 milionë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›