E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti: “Eto’o nuk lëviz nga Barça”

Hoze Maria Mesalle, agjenti i sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto, hodhi poshtë zërat për një largim të mundshëm të lojtarit në drejtim të Milanit dhe Liverpulit. "Është një gënjeshtër që Eto është takuar me Benitez", - pohoi Mesalle për gazetën spanjolle sportive "Sport". "Po dëgjojmë shumë thashetheme", - shtoi ai.
Kamerunasi, në fakt, është vështirë të lëvizë nga Barcelona pasi presidenti Laporta dëshiron të formojë një poker yjesh me Eto'o, Mesin, Ronaldinjon dhe Henrinë. "Barcelona e di që lojtari është i lumtur dhe dëshiron të qwndrojë. Kemi një kontratë dhe dëshirojmë ta cojmë deri në fund", - pohoi Mesalle. Milani dhe Liverpuli janë të gatshëm të derdhin 30 milionë euro për të "rrwmbyer" sulmuesin kamerunas nga Barca. Samuel Eto'o konsiderohet një nga sulmuesit më të fortë në botë dhe në rast se ai do të mbërrijë te Milani, do të bllokojë rikthimin e mundshëm të ukrainasit të Celsit, Andrij Shevcenko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›