Pushojne reshjet terhiqet uji
Shirat e shumte dhe rritja e nivelit te liqenit te Shkodres gjate dites se marte bene qe siperfaqja e permbytur te rritet me rreth 1500 hektare dhe te prishet serish argjinatura e Dajcit e cila sapo kishte perfunduar se riparuari. Nderkohe qe gjate dites se merkure me ndalimin e reshjeve eshte bere e mundur edhe ulja e nivelit te shkarkimeve nga hidrocentralet e lumit Drin. Kjo situate ka rezultuar pozitive per tokat e komunes Berdice pasi keto jane te parat qe permbyten sapo rritet niveli i shkarkimeve te hidrocentraleve si dhe te prurjeve te medha te liqenit te Shkodres. Mengjesin e djeshem niveli i ujit pesoi nje terheqje te lehte ne krahasim me nje dite me pare. Keshtu sipas raportimit te Shtabit te Emergjences kuota ne lumin Buna prane ures gjate dites se djeshme ka qene 8.81 m rreth 3 cm me pak se nje dite me pare por sipas raportimeve te pasdites serish ka tendence renieje. Ndjekja nga afer e nivelit te ujit tek ura e Bunes ka nje rendesi te vecante pasi me rritjen e nivelit te lumit eshte i lidhur edhe depertimi i ujit ne lagjet e qytetit te Shkodres. Sipas Shtabit te Emergjences problem mbeten prurjet e konsiderueshme te lumenjve Kir dhe Gjader. Krahasuar me nje dite me pare prurjet e ketyre dy lumenjve te marre se bashku kane rene me 300m3 ne sek pasi nje dite me pare dy lumenjte sillnin 900 m3 ne sek. Rritja e nivelit te ujit nje dite me pare solli jo vetem rritjen e siperfaqes se permbytur nga uji por edhe demtimin e argjinatures se Dajcit e cila sapo kishte perfunduar se riparuari. Per pasoje ekspertet dhe efektive te ushtrise kane qene te detyruar qe te punojne serish per riparimin e kesaj argjinature por njekohesisht kane vazhduar furnizimin me ushqime uje te pijshem si dhe ushqim per gjene e gjalle te zones se Dajcit te Trushit Obotit dhe nje pjese te komunes se Bushatit. Por krahas mbikeqyrjes se situates ne zonat e permbytura ne vemendjen e Komitetit Nderministror te Emergjencave ka qene edhe dezinfektimi i zonave ku ka pasur terheqje te ujit me qellim evitimin e perhapjes se epidemive ne keto zona. Nderkohe ekipe mjekesore me mjeke dhe infermiere vazhdojne te qendrojne ne terren ne gatishmeri 24 ore per rastet e nderhyrjeve shendetesore.
SHKODER/ RITVAN DIBRA