E Diel, 1 Nëntor 2026

Filip Gordon: Serbia t’i japë fund mbështetjes së strukturave të paligjshme në Kosovë

07-07-2012 / Gazeta 55

Zëvendësi i Klinton: Kosova e pavarur realitet, Serbia ta pranojë

Ndihmës sekretari amerikan për çështjet Evropiane dhe të Euroa-Azisë Filip Gordon, i bën thirrje Serbisë që të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës, edhe në qoftë se Beogradi nuk e njeh formalisht pavarësinë. “As ne, as BE nuk pret që Serbia të njohë Kosovën në këtë pikë. Nuk do ta bëjë këtë”, ka thënë ndihmës sekretari amerikan për çështjet Evropiane dhe të Euroa-Azisë Filip Gordon, në kuadër të një samiti rajonal që po mbahet në Dubrovnik.
“Megjithatë, Serbia do të duhet të kuptojë realitetin se Kosova është një vend demokratik, sovran, i pavarur e multi-etnik brenda kufijve aktualë”- tha ai.
“Beogradi duhet t’i japë fund mbështetjes për strukturat e paligjshme paralele dhe strukturat gjyqësore në pjesën veriore të Kosovës si dhe duhet të sigurojë lirinë e
lëvizjes për të gjithë,” ka thënë ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›