E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishikimi i buxhetit 2012, në shtator - Kuvendi nis diskutimet sesionin e ardhshëm

07-07-2012 / Gazeta 55

Rishikimi i buxhetit ka mundësi të bëhet në shtator dhe jo në mes të këtij muaji, ashtu sikurse ishte bërë traditë çdo vit. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Financave konfirmojnë se po shqyrtohet seriozisht mundësia që Kuvendi të nisë diskutime për këtë çështje në sesionin e ardhshëm.
Sipas këtyre burimeve, shtyrja e rishikimit të buxhetit argumentohet me prirjen e Financave për një ndryshim pozitiv të treguesve, kryesisht në zërin e të ardhurave. Vetë numri një i financave, Ridvan Bode ka deklaruar se të ardhurat nuk janë konform pritshmërive të dikasterit që ai drejton.  Ai nuk ka përjashtuar publikisht  rishikimin e buxhetit, për ta përshtatur atë me zhvillimet aktuale. Sipas ministrit Bode, rishikimi nuk do të prekë asnjëherë investimet publike, të cilat mbeten parësore për objektivat buxhetor.
Ndërkaq, qeveria prêt këtë vit edhe të ardhura nga privatizimet, që do të kompensonin në çdo rast shkurtimet, që mund të bëhen në buxhetin e vitit 2012. Bëhet fjalë për privatizimet e hidrocentraleve, tenderi për të cilat pritet të çelet këtë verë. 
Po ashtu, si arsye shtesë e shtyrjes së rishikimit të buxhetit në vitin 2012 është  edhe fakti se tashmë kanë mbetur pak javë nga mbyllja e sesionit parlamentar. Vendimi për shtyrjen synon të shkojë në drejtim të një transparence më të madhe, ku koha parlamentare për të bërë diskutimet për draftin të jetë e pa limituar
Edhe në rast se zyrtarizohet vendimi për të shtyrë rishikimin e buxhetit për në muajin shtator, ekspertët shpjegojnë se teknikisht kjo nuk paraqet asnjë problem.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›