Filipine, 73 viktima nga moti i keq
Një operacion masiv shpëtimi ka nisur në Filipine, ku të paktën 73 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që janë regjistruar gjatë ditëve të fundit. Stuhia tropikale Ketsana ka shkaktuar përmbytjet më të rënda të regjistruara ndër dekada në kryeqytetin filipinas, Manila dhe në provincat përreth. Sekretari i Mbrojtjes, Gilbert Teodoro, tha se trupat ushtarake, forcat e policisë, organizmat civile, e ushtria, kanë mundur të shpëtojnë më shumë së 4000 persona, shumica e të cilëve, ishin ngjitur në çatitë e shtëpive për të shpëtuar nga rrjedha e fuqishme e ujit. Stuhia ka provokuar gjithashtu edhe më shumë se 250.000 të pastrehë, informojnë zyrtarët vendas. Në vendngjarje kanë shkuar edhe ushtarakë e zyrtarë të lartë, të cilët po vëzhgojnë zonën me helikopterë. Shumë shtëpi janë zhytyr thuajse tërësisht në ujë. Burime mediatike informojnë se përpjekjet e shpëtimit janë intensifikuar falë edhe përmirësimit të motit në fundjavë. Megjithatë ka të dhëna se 80% e kryeqytetit është ende i përfshirë nga përmbytjet.
Qeveria ka deklaruar situatën katastrofike "në Manila dhe në 25 provinca të tjera. Zyrtarët thanë se 51 persona ishin konfirmuar të vdekur dhe të paktën 21 të tjerë janë ende të zhdukur. Një shofer autobusi në Manila, George Andrada tha se ai kishte humbur çdo gjë në përmbytjet. "Ndodhi shumë shpejt. Papritur gjithçka ishte nën ujë. Unë nuk isha në gjendje për të shpëtuar asgjë përveç këmishës që kam veshur," tha ai. Ndërkaq disa banorë kanë gjetur strehim nëpër qendra tregtare, apo janë ngjitur në katet e ndertesave më të larta. Qyteti aktualisht ka mungesa të ujit te pijshëm dhe të energjisë elektrike.