E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç proteston në OKB për praninë e Sejdiut

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç ka bërë të ditur se Beogradi ka parashtruar një notë proteste në OKB, për shkak të vizitës së presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu në këtë organizatë botërore ."Kemi dorëzuar një notë të ashpër proteste në Sekretariatin e OKB-së dhe kemi kërkuar hetimin urgjent se si ka ndodhur një gjë e tillë", ka thënë Jeremiç duke iu referuar vizitës së Sejdiut. Sipas Jeremiçit, presidenti Sejdiu dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës janë qytetarë privatë, dhe nuk mund t'u lejohet të jenë pjesëmarrës në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›