Mirënjohës i Messit

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 18:12
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano thotë se i është mirënjohës Lionel Messit, i cili e rekomandoi t’i bashkohej gjigantit katalunas.
27 vjeçari iu bashkua Barçës nga Liverpooli vitin që shkoi, ndërsa e ndihmoi në fushë ekipin e tij që të triumfojë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
“Marrëdhënia ime me Leon është spektakolare. Do t’i jem mirënjohës gjatë tërë jetës, që më rekomandoi t’i bashkohem Barcelonës”, deklaroi Mascherano për të përditshmen spanjolle, Marca.
Futbollisti argjentinas së fundmi po luan në pozitën e qendër mbrojtësit, pas lëndimeve të Puyol e Pique.