Biznesi dhe familjet, vështirësi ekonomike edhe në 2010-ën
15/04/2010 Banka e Shqipërisë publikon raportin. Probleme edhe 6-mujorin e parë të vitit
Sipërmarrjet e biznesit dhe familjet do të vazhdojnë të ndjejnë vështirësi ekonomike edhe gjatë vitit 2010. Paralajmërimin e ka dhënë dje Banka Qendrore e Shqipërisë në publikim të raportit për stabilitetin e sistemit financiar në vend. Vështirësitë në ekonomitë familjarë dhe në ato të bizneseve do të jenë prezente për sa kohë që ecuria e paqëndrueshme e të ardhurave të disponueshme dhe e konsumit do të vijojë edhe gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, vijohet më tej në raport, përmirësimet në ekonominë ndërkombëtare pritet të zbusin efektin ngadalësues mbi rritjen ekonomike në vend, të pakësimit të pritshëm dhe të nevojshëm të stimulit fiskal. Megjithatë, ky ndikim pozitiv pritet të bëhet më i ndjeshëm në gjysmën e dytë të vitit 2010, pas vendosjes në një gjendje më të stabilizuar të ekonomisë greke, si edhe pas ndikimit sezonal të turizmit. Përmirësimi i ekonomisë ndërkombëtare do të përmirësojë pozicionin e ekonomisë së vendit në raport me atë ndërkombëtare dhe do të ndikojë pozitivisht në madhësinë e deficitit të llogarisë korrente. Sidoqoftë, ky efekt pritet të jetë më i ndjeshëm në një periudhë afatmesme. “Gjendja financiare e sektorit real të ekonomisë së vendit, e sipërmarrjeve të biznesit dhe e familjeve, pritet të jetë përgjithësisht e pandryshuar, dhe një përmirësim i saj vlerësohet se mund të ndodhë në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Kjo do të thotë që veprimtaria e kreditimit të sektorit bankar do të vazhdojë të ndeshet me një mjedis sfidues dhe përmirësimet e synuara në cilësinë e kredisë do të kërkojnë më tepër kohë për t’u realizuar”, thekson Banka e Shqipërisë. Nga ana tjetër, mësohet se sipërmarrjet private mund të kenë përsëri një vit të vështirë, për sa kohë që tërheqja e stimulit fiskal nuk shoqërohet me rritjen e ndërmjetësimit të sistemit financiar.
Investimet
Aftësia e sektorit privat për të financuar nevojat e tyre për investime në tregjet e kapitalit, do të ndikohet negativisht prej tepricës së kapaciteteve dhe të inventarëve në kushtet e rënies së kërkesës dhe prej rritjes së kostos së emetimit të borxhit privat.
Kreditë
Sektori bankar duhet të zbatojë politika më të ekuilibruara të kreditimit, të cilat synojnë rritjen e peshës së kredisë në lekë, duke pasur që ky sektor mbetet i ndjeshëm ndaj lëvizjeve me luhatshmëri të lartë të kursit të këmbimit sepse portofoli dominohet nga kredia në valutë.