“Fillojnë përgatitjet për Samitin e zgjerimit të NATO-s, me Shqipërinë dhe Kroacinë”

Ministri i Mbrojtjes z.Gazmend Oketa merr pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, në Krakovë
Ministri i Mbrojtjes z.Gazmend Oketa merr pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që zhvillohet në Krakov të Polonisë.
Takimi i Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës, që kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, z.Jaap De Hoop Scheffer, zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në prill të këtij viti, në Strasburg.
Çështjet që priten të diskutohen këto ditë lidhen me operacionet e udhëhequra nga Aleanca në Afganistan etj.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes z.Gazmend Oketa do të marrë pjesë në të gjitha formatet e këtij takimi. Pjesë e diskutimeve nga të 28-të ministrat e Mbrojtjes, gjatë këtij takimi do të jetë gjithashtu edhe transformimi i mëtejshëm i Aleancës, pas hyrjes së Shqipërisë dhe Kroacisë si anëtare me të drejta të plota në të.