E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk do lejojmë betonimin e bregdetit shqiptar, prej mafias së Edvinit

Partia Demokratike ka reaguar dje, nëpërmjet zëdhënësit Gerti Bogdani, duke konfirmuar se strukturat e mazhorancës nuk do të lejojnë, që Edvin Rama, me mafien e tij, të betonojë bregdetin shqiptar

TIRANE - Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se “me mafien e tij, Edi Rama nuk mund kurrë të betonojë bregdetin e bukur shqiptar”. “Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ‘mister dosja’ dhe ‘mister 15 përqindëshi’ për të zhurmuar farsën e fundit të tij dhe të  kompanisë së tij Edil, nxori në media zëdhënësen e tij që ndërron emrin e saj çdo 10 vjet, e cila në tre fjali, për të treguar edukatën dhe kulturën e saj, iu drejtua qeverisë me fjalën ‘turp’ tre here, lidhur me faktin se Banka Botërore u shpreh qartësisht se qeveria shqiptare dhe anëtarët e saj nuk kanë asnjë lidhje me problematikën e panelit të inspektimit të Bankës Botërore dhe se ky panel ka konstatuar gabime të rënda në menaxhimin dhe drejtimin e projektit nga vet Banka Botërore”, u shpreh Bogdani.
Zëdhënësi i selisë blu theksoi se, “pavarësisht nga këto qëndrime të qarta të Bankës Botërore, Edi Rama, që personalisht nëse turpi do të kishte një fytyrë ajo do të ishte fytyra e tij, është verbuar dhe tërbuar sepse qeveria shqiptare ia nxori atij dhe Edilit të tij nga kthetrat mafioze Jalën e bukur dhe ia ktheu atë qytetarëve të vet. Partia Demokratike i deklaron Edi Ramës se ai mund të grabisë prona në çifligun e tij në Tiranë, mund të organizojë mitingje për të vajtuar Jalën që Edili i tij nuk e ka më, mund të lëshojë shashka mashtruese çdo javë në kuadër të politikës së tij të re, mund të përdorë për Edilin e tij hyrjen e Tiranës, por nuk do të mund kurrë të betonojë me mafien e tij bregdetin e bukur shqiptar”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›