E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 72-vjeçari vret për xhelozi gruan dhe fqinjin e tij

Një 72-vjeçar ka vrarë me armë gruan dhe fqinjin e tij për motive xhelozie. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme, rreth orës 19:00, në Sauk të Tiranës. Autor i kësaj vrasjeje të dyfishtë është Halim Shehu, banor i këtij fshati, i cili më pas është dorëzuar tek agjentët e policisë. Sipas burimeve të policisë, autori ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fatime Shehun, si dhe komshiu i tij, Xhevdet Xhabrahimin. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka filluar nga puna për kapjen e autorit. Edhe pse ndaj viktimave është dhënë ndihma e parë, duke i transportuar ata në spital, plagët e marra nga plumbat kanë bërë që ata të mos mbijetojnë. Agjentët kanë nisur aksionin për kapjen e autorit të kësaj vepre penale. Fillimisht 72-vjeçari nuk ka pranuar të dorëzohet. Por pas negociatave të policisë, ai është bindur. Deklarata e parë që ai ka dhënë për uniformat blu, pas arrestimit, ka qenë se e ka kryer krimin i shtyrë nga motivet e xhelozisë. Policia ka shoqëruar për në komisariat autorin e kësaj ngjarjeje të dyfishtë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›