Gjimnazistja 17-vjeçare, thikë kambistit për ta grabitur
Një gjimnaziste në qytetin e Korçës ka qëlluar me thikë një kambist, në përpjekje për t’i grabitur atij lekët. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së ditës së djeshme, kur 17-vjeçarja me inicialet K.D. ka arritur që të fusë në kurth Tahir Mëhallën dhe më pas, në tentativë për t’i marrë lekët, ka përdorur edhe thikën që e mbante me vete. Ajo e ka qëlluar në shpatull 55-vjeçarin. Por edhe pse i plagosur, ai e ka zënë për fyti dhe e ka nxjerrë nga hyrja. I ka kërkuar ndihmë një polici rrugor, që ka parë në rrugë e më pas është njoftuar policia. Të dy janë shoqëruar në polici, ndërkohë që kambisti më pas është transportuar në spital. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, 55-vjeçari e ka kaluar gjendjen e vështirë, duke mos rrezikuar për jetën. Në vendngjarje shkoi menjëherë edhe policia. U ngrit grupi i punës, që mori të dhënat e para në lidhje me autorin e ngjarjes. Sipas burimeve të policisë së Korçës, vajza është nxënëse në shkollën e mesme "Themistokli Gërmenji" në këtë qytet. Sipas të dhënave të para, adoleshentja arriti të tërheqë kambistin në një vend pa shumë kalimtarë, e më pas në një pallat, në përpjekje për ta grabitur, e qëlloi edhe me thikë.
Vetë i dëmtuari, pasi ka dalë nga spitali, ka rrëfyer ngjarjen, duke pranuar se ka rënë pre e mashtrimit të vajzës. Ai tregon se ajo i është afruar dhe i ka thënë se donte të këmbente një shumë prej 10 mijë eurosh.
Por, duke qenë një shumë e madhe, nuk i kishte me vete, pasi kishte frikë mos e vidhnin. Kambisti thotë se e ka pyetur i habitur për gjithë atë shumë që kishte vajza, ndërkohë që ajo i është përgjigjur e bindur se paratë ia kishin dhënë të afërmit.
Sipas policisë, i plagosuri e ka ndjekur vajzën nga pas, por në momentet e rrugës ajo dukej paksa e hutuar. Ata janë ngjitur në një pallat, që ndodhet në qendër të qytetit të Korçës, në katin e tretë. Më pas, ajo hapi çantën dhe nxori një thikë 10 cm të gjatë, të cilën ia nguli në shpatull. Adoleshentja është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë para gjykatës dhe për të marrë masën e arrestit.