Vrasje për pronën, 72-vjeçari vret fqinjin dhe gruan
Një 72-vjeçar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij dhe fqinjin në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Sauk të kryeqytetit. Sipas burimeve të policisë, shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë një konflikt i vjetër midis autorit dhe viktimës. Sipas burimeve të policisë, autor është shtetasi Halim Shehu, banor i Saukut, i cili ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fatime Shehun dhe fqinjin e tij, Xhevdet Xhabrahimi. Policia ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që pas negociatave të arrestojë autorin. Agjentët janë përpjekur që t’i japin ndihmën e parë edhe viktimave, por çdo gjë ka qenë e kotë, kjo për faktin se plagët e marra, si pasojë e plumbave, kanë bërë që ata të humbnin jetën. Policia ngriti një grup pune për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sipas burimeve të policisë, shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë një konflikt me motiv pronësinë midis Halim Shehut dhe fqinjit të tij, Xhevdet Xhabrahimi.
Ngjarja
Vrasja e dy personave ka ndodhur në fshatin Sauk të Tiranës rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme. Sipas burimeve të policisë, autori Halim Shehu ka filluar që të konfliktohet sërish me fqinjin e tij, për shkak të një sherri të vjetër për pronat.
Pasi të dy kanë filluar të debatojnë, situata është acaruar edhe më shumë. 72-vjeçari është futur brenda në shtëpi dhe ka marrë armën që ai e mbante, një automatik model “Kallashnikov”. Ai është drejtuar sërish për tek viktima dhe ka qëlluar ndaj tij. Për të mbyllur sherrin midis tyre ka ndërhyrë edhe gruaja e autorit, Fatime Shehu. Por plumbat kanë kapur edhe atë, duke e lënë të vdekur. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është përpjekur të largohet në zonën përreth. Policia është lajmëruar menjëherë dhe ajo ka shkuar në vendngjarje. Uniformat blu kanë filluar nga puna për arrestimin e 72-vjeçarit. Në fillim ai nuk ka dashur që të dorëzohet. Por, pas negociatave të kryera nga policia, është arritur që Shehu të bindet. Gjatë arrestimit u sekuestrua edhe arma, në cilësinë e provës materiale.
Hetimi
Agjentët e policisë mbërritën në vendngjarje, ku filluan menjëherë hetimet për vrasjen e dyfishtë. Ata rrethuan zonën në të cilën ndodhën vrasjet, afër banesës së 72-vjeçarit. Në fillim u dyshua se shkak për këtë ngjarje ka qenë një krim për motive xhelozie. Megjithatë, pas arrestimit nga ana e policisë e autorit dhe pyetjes nga ana e hetuesve, u arrit në përfundimin se viktima dhe autori kishin pasur një konflikt pronësie midis tyre dhe si pasojë e tij, humbi jetën dhe gruaja e autorit.