Arrestohet vrasësi i të riut nga Berati
Policia e Tiranës vuri në pranga mbrëmjen e djeshme autorin vrasjes së të riut nga Berati Alfred Gjata. Agjentët pas hetimeve të kryera, arritën që të përcaktonin vendin në të cilin ndodhi ngjarja. Më pas uniformat blu arrestuan Shemsi Shaljanin, i cili akuzohet si autori i vrasjes së të riut. Nga hetimet e kryera nga agjentët, mendohet se shkak i vrasjes së ndodhur, ka qenë një sherr i çastit midis Gjatës dhe Shajlanit. Gjata ishte i punësuar në një kazino, afër zonës së Trenit. Autor i krimit ishte vëllai i pronarit të kazinosë. Duket se një sherr i momentit ka bërë që midis të dyve të ketë mosmarëveshje, të cilat kanë çuar në vrasjen e të riut. Sipas Shajlanit, ai nuk donte ta vriste 22 vjeçarin, po kjo ka ardhur si pasojë e pakujdesisë. Autori është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara drejtësisë për këtë vepër penale të kryer.
Fillimisht ka qenë tepër e vështirë përcaktimi i vendit, në të cilin u qëllua 22-vjeçari nga Berati, që humbi jetën në spital. Agjentët e policisë së Tiranës, mendonin se vrasja ndodhi në zonën përreth stacionit të trenit. Pas kryerjes se verifikimeve nga ana e hetuesve, në mbrëmjen e djeshme u arrit që të kapej autori. Sipas hetimeve paraprake, i riu Alfred Gjata mendohet se ka qenë i punësuar në një kazino. Ai ka pasur një konflikt me të vëllain e pronarit, që ka çuar edhe në vrasjen e tij. Për hetuesit ka qenë i vështirë përcaktimi i vendndodhjes, pasi në mbrëmjen në të cilën ndodhi vrasja ka rënë shi. Kjo ka bërë që të fshihen gjurmët e gjakut, të cilat do të ndihmonin agjentët në hetime. Për më tepër, që i riu ka arritur që të lëvizë me makinë pas plagosjes dhe kjo e ka bërë edhe më të vështirë përcaktimin e vendndodhjes. I riu njihej nga policia e kryeqytetit për disa vjedhje të bëra, por nuk konsiderohej problematik. Sipas hetimeve paraprake ka qenë një zënkë e momentit që ka çuar në vrasjen e të riut nga Berati. 22-vjeçari është qëlluar me armë në trup. Megjithatë, ai ka mundur që të shpëtojë gjallë nga sulmi dhe të drejtohet drejt qendrës spitalore numër 2 “Nënë Tereza” të kryeqytetit me makinën e tij. Edhe pse ai ia ka dalë që të mbërrijë në spital, nuk ka arritur që të mbijetojë. Ai është paraqitur në spital me plagë në trup, të shkaktuara nga plagosja me armë të tipit pistoletë “TT”. Bluzat e bardha i kanë dhënë atij ndihmën e parë, por plagët e marra në trup dhe humbja e madhe e gjakut i kanë shkaktuar atij vdekjen. Menjëherë, në spital kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur nga puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Informacionin për ngjarjen e ndodhur, uniformat blu e kanë marrë nga burimet spitalore, të cilat kanë lajmëruar se aty ndodhej një i ri, i cili kishte marrë plagë zjarri. U ngrit një grup hetuesish, të cilët filluan menjëherë nga puna për të zbardhur këtë ngjarje dhe pas 24 orësh arritën të vinin në pranga autorin e saj.