Projekti “Interreg Adriatik” prezanton bashkinë e qytetit verior në Brindizi
SHKODËR - Një delegacion i bashkisë së Shkodrës, ka qenë në Brindizi të Italisë, në kuadrin e projektit ndërkufitar “Interreg Adriatik”, programi i ri i fqinjësisë në Adriatik “Projekti infiore - qytete të lulëzuara të Adriatikut”.
Specialistët e Ambientit dhe Turizmit në bashkinë e Shkodrës, deklaruan dje për gazetën “Albania” se qëllimi i pjesëmarrjes së delegacionit të bashkisë së Shkodrës në Itali ishte promovimi i gjelbërimit urban në qytetet bregdetare, instrument për zhvillimin e turizmit, projekt në të cilin bën pjesë edhe bashkia e Shkodrës. Të pranishëm në këtë aktivitet promovues, kanë qenë edhe delegacione të bashkive të vendeve të tjera të rajonit si, ai i Pola i Polonisë, Dubrovnik i Kroacisë, Tizla e Bosnje Hercegovinës, Pançevo e Serbisë, si dhe ato të Brindisit, Cervias dhe Ravena të Italisë. Me këtë rast, nga ana e delegacioneve pjesëmarrëse u vizitua lulishtja e realizuar nga Bashkia e Brindisit në kuadrin e projektit, e cila ndodhej në hyrje të një parku ku ndodhej edhe Instituti. Pastaj në një nga sallat e Institutit u bë prezantimi i projekteve të realizuara nga secili qytet partner mbi bazën e kritereve të përcaktuara para fillimit të tij dhe u sollën eksperiencat e secilit në realizimin e zonave të gjelbra në qytetet përkatëse. Një tjetër takim i programit të aktiviteteve të zhvilluara në Brindisi, ka qenë edhe ai i organizuar në godinën e Bashkisë së Brindisit me temë “Gjelbrimi publik në qytetet bregdetare, strategji për zhvillimin e turizmit”.
a
2 Maj 2008