E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me 250 gr heroinë, tre shpërndarës në pranga



KORÇË – Një rrjet shpërndarësish droge në qytetin e Korçës është zbuluar, gjë që ka sjellë arrestimin e tre personave në kushtet e flagrancës. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë arrestuar shtetasit Rikard Cecami, Taulant Muça dhe Z.P.. Në momentin e ndalimit, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar 70 doza heroine. Sipas burimeve, mësohet se këto doza ishin përgatitur në pjesë, të gatshme për tu shpërndarë në treg. Gjithashtu, mësohet se 70 dozat e përgatitura, kishin një peshë totale prej 253 gramë. Nga të dhënat e para, dyshohet se heroina do të tregtohej nëpër pika të ndryshme të qytetit të Korçës. Pas arrestimit të këtyre personave, tashmë ekspertët e hetimit kanë nisur punën për të zbuluar origjinën e drogës dhe për të zbardhur të gjithë personat e përfshirë në këtë trafik. Pak javë më parë, policia e Korçës dha alarmin për shtimin në mënyrë të ndjeshme të narkomanëve në juglindje të vendit.

2 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›