Pranga dy tropojanëve, iu kapën 1 granathedhës, 74 pistoleta dhe mori municionesh luftarake
Tiranë- Dy kushërinj nga Tropoja janë kapur aga policia teksa po transportonin një arsenal të tërë armësh në afërsi të vendit të quajtur Farmacia 10. Ndalimi i tyre u bë falë një operacioni të koduar “Morina” realizuar rreth orës 16:00 nga Sektori i Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se në pranga janë vënë Mehmet Sharku 33-vjeç dhe Halit Sharku 37-vjeç, vjeç lindur dhe banues në Tropojë, me arsim 8 klasë të dënuar më parë, të cilët udhëtonin në unazë me destinacion largimin nga Tirana për në Tropojë. Sipas të njëjtave burime mësohet se të dy personat kanë qenë prej kohësh nën vëzhgimin e policisë pasi ata dyshoheshin për trafik të armëve dhe municioneve luftarake drejt Kosovës. Ata dje kanë hedhur hapin fars teksa kanë ardhur në Tiranë për të marrë porosinë e bërë për pistoleta tip “Bereta”, mini “Zastava”, një granatahedhës dhe mori granatash dhe fishekë luftarakë model 56. Në momentin që ata e kanë konsideruar të suksesshëm pazarin e tyre kanë mbërritur me shpejtësi uniformat blu të cilët iu kanë vënë edhe “byzylykët”. Sipas burimeve në automjetin e Policia ka deklaruar se në cilësinë e provës materiale u kapën dhe sekuestruan 50 pistoleta tip mini-zastava, 24 pistoleta tip bereta, 1 granata-hedhës, 6 predha kundërtank 120 granata dore me ndezës dhe 150 fishekë. Ekspertët mendojnë se tropojanët i kishin blerë armët dhe municionet në kryeqytet dhe donin t’i trafikonin ato në Kosovë. Edhe herë të tjera trafikantët kanë synuar dërgimin e municioneve dhe armëve luftarake drejt Kosovës, ku mendohet se vlera e shitjes së tyre është më e lartë.
2 Maj 2008