E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i BE, Van Rompuy, sot vizitë në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, theksoi se misioni i Eulex-it do të ketë mbështetjen e plotë të BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë një vizite që i bëri selisë qendrore të Eulex-it, Rompuy, ka përgëzuar, për punën që ka bërë Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit, dhe shtoi se ndihma që po i jep misioni i BE-së në Kosovë, është vendimtare për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin e saj.

“Unë e mbështes punën e Eulex-it dhe prezencën e tërë misionit të BE-së në Kosovë. Misioni i Eulex-it është misioni më i madh në historinë e Bashkimit Evropian. Puna e tyre e përbashkët me përfaqësuesin special të BE-së është vendimtare për zhvillimin e Kosovë dhe aspiratat e saja integruese. Misoni i Eulex-it ka arritur rezultate të mira dhe kjo reflekton përkushtimin e madh të BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Herman Van Rompuy, President i Këshillit Evropian.

Sipas numrit një të BE-së, Eulex, deri më tani ka arritur rezultate të mira në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti i BE-së, Rompuy, gjatë ditës është takuar edhe me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi si dhe me kryeministrin Hashim Thaçi. Kjo është vizita e parë e numrit një të BE-së, dhe e cila është bërë pakë kohë para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të jap mendimin këshillues për pavarësinë e Kosovë.

Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e martë , 06 korrik 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›