E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret “përpijnë” disa hektarë tokë e ullinj, rrezikohen shtëpitë

18/08/2011  Në Elbasan, Laç dhe Gjirokastër

Situata e rëndë e krijuar nga zjarret në qarkun e Gjirokastrës, Laçit dhe Elbasanit ka bërë që prefekturat përkatëse të marrin masa të reja për të evituar zjarrvëniet, por edhe për të përballuar të gjitha rastet e mundshme të përhapjes së vatrave të zjarrit. Pandeli Toli, Sekretar i Përgjithshëm i prefekturës së Gjirokastrës, tha se ditët e fundit institucioni i prefektit ka thirrur në një takim pune drejtuesit e institucioneve kryesore. Ndërkaq, një tjetër vatër zjarri është raportuar në kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit. Vatra e zjarrit u shfaq mesditën e djeshme në zonën e njohur si N.SH.U, ku si pasojë e flakëve janë shkrumbuar qindra rrënjë ullinj. Por disa vatra zjarri janë aktivizuar dje në periferi të qytetit të Laçit pranë uzinës së superfosfatit, ku u rrezikuan rreth 40 shtëpi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›