E Diel, 1 Nëntor 2026

AVA: Maturantët dolën dobët në provimet me zgjedhje



Përfundimisht ditën e djeshme është mbyllur procesi i korrigjimit të lëndëve me zgjeshje. Pas kësaj, në një deklaratë për shtyp Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve theksoi se mesatarja e notave të dhëna provim me zgjedhje nga ana e maturantëve është e dobët. Kështu bëhet e ditur se ka përfunduar me sukses procesi i korrigjimit të testeve në të 4 qendrat e vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier, ka filluar qysh dje pasdite printimi i rezultateve në nota të nxënësve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku do të nisen për afishim në shkolla. Ky proces do të përfundojë në datën 28 korrik 2008. Në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2008 morën pjesë 27.987 nxënës. Në shkallë vendi kalueshmëria në këto provime është 82.42%, kurse nota mesatare 6.3. Rezultatet e arritura do të jenë objekt studimesh të mëtejshme të thelluara nga ana e AVA-s dhe e MASH-it. “AVA përshëndet nxënësit, mësuesit, prindërit, punonjësit e DAR/ZA-ve, administratorët dhe vlerësuesit për përmbylljen me sukses të provimeve të Maturës Shtetërore 2008 dhe u uron nxënësve në vazhdimin e arsimimit në shkollat e larta dhe në jetë”, - tha Edmond Lulja, drejtori i AVA-s.

Somario

30 maturante arritën të merrnin pikët maksimale

Rezultate sipas lëndëve:

1. Fizika

ˇ Numri i nxënësve në testim 1821

ˇ Kalueshmëria 81.05%

ˇ Nota mesatare 6.63

2. Kimi

ˇ Numri i nxënësve në testim 4545

ˇ Kalueshmëria 79.32%

ˇ Nota mesatare 6.34

3. Biologji

ˇ Numri i nxënësve në testim 6277

ˇ Kalueshmëria 72.18%

ˇ Nota mesatare 5.91

4. Histori

ˇ Numri i nxënësve në testim 5221

ˇ Kalueshmëria 77.30%

ˇ Nota mesatare 5.79

5. Gjeografi

ˇ Numri i nxënësve në testim 4335

ˇ Kalueshmëria 77.07%

ˇ Nota mesatare 5.63

6. Njohuri për shoqërinë

ˇ Numri i nxënësve në testim 17109

ˇ Kalueshmëria 89.54%

ˇ Nota mesatare 6.50

7. Ekonomi, Filozofi

ˇ Numri i nxënësve në testim 8641

ˇ Kalueshmëria 74.15%

ˇ Nota mesatare 5.98

8. Gjuhë Angleze

ˇ Numri i nxënësve në testim 7790

ˇ Kalueshmëria 92.40%

ˇ Nota mesatare 7.12

9. Gjuhë Frënge

ˇ Numri i nxënësve në testim 230

ˇ Kalueshmëria 92.61%

ˇ Nota mesatare 7.07

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›