Fillon rrugëtimi për në Brazil

Ëndrra e paraqitjes së parë në Kampionat botëror do të fillojë për 22 përfaqësuese evropiane, edhe pse për shkurt në shumicën e rasteve, derisa nis të premten fushata kualifikuese për garën e vitit 2014 në Brazil. Skuadra që kanë bërë paraqitje në të kaluarën si Austria, Belgjika dhe Hungaria do të shpresojnë rikthimin pas një mungese të gjatë.
Gjithsejtë 53 ekipe janë të përfshira në kualifikimet e kontinentit evropian, përfshirë kampionin në fuqi të Evropës dhe botor, Spanjën dhe San Marinon e vogël me popullsi prej 30 mijë banorësh, skuadër që nuk ka fituar ende asnjë ndeshje të vetme. Nëntë fituesit e grupeve do të sigurojnë drejtpërdrejt pjesëmarrjen në Brazil, kurse tetë prej përcjellësve të dytë më të mirë do të kërkojnë kualifikimin nëpërmjet play-offit në nëntor të vitit të ardhshëm.
Ekipet si Luksemburgu, që ka tentuar dhe dështuar rekord 18 herë të kualifikohet, por edhe Andorra e San Marino me disa humbje në fillim, do të përfundojnë ëndrrën para kohe. Skuadrat e tjera si Bosnja, Letonia, Mali i Zi dhe Bjellorusia do të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim. Finlanda, që nuk është kualifikuar nga viti i largët 1938, do ta ketë mjaft vështirë të përfundojë pritjen e gjatë pasi gjendet në Grupin I me Spanjën dhe Francën. Finlanda pret Francën të premten, kurse Spanja duhet të presë deri të martën për të vizituar Gjeorgjinë.
Për dallim nga shumica e regjioneve tjera, që zhvillojnë duele fillestare për t’i eliminuar të vegjlit, në Evropë marrin pjesë të gjitha 53 shtetet. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka përkrahur formatin duke thënë se u mundëson skuadrave më të vogla të mësojnë dhe përmirësohen kundër ekipeve më të mira. Kritikët thonë se gjigantët si Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Italia kalojnë në formalitete për të siguruar pjesëmarrjen.
Grupi A
Kroacia-Maqedonia 20:15
Uellsi-Belgjika 20:45
Skocia-Serbia 16:00
Grupi B
Malta-Armenia 20:00
Bullgaria-Italia 20:45
Danimarka-Çekia 20:15
Grupi C
Kazakistani-Rep. e Irlandës 18:00
Gjermania-Ishujt Garo 20:45
Grupi D
Estonia -Rumania 20:00
Andorra-Hungaria 20:30
Holanda-Turqia 20:30
Grupi E
Sllovenia-Zvicra 20:30
Islanda-Norvegjia 20:45
Shqipëria-Qiproja 21:30
Grupi F
Rusia-Irlanda e Veriut 17:00
Azerbajxhani-Izraeli 18:00
Luksemburgu-Portugalia 20:45
Grupi G
Lihtenshtajni-Bosnja 19:00
Lituania-Sllovakia 20:15
Letonia-Greqia 20:30
Grupi H
Mali i Zi-Polonia 20:30
Moldavia-Anglia 20:45
Grupi I
Gjeorgjia-Bjellorusia 19:00
Finlanda-Franca 20:30