Kundër pikave të karburantit nëpër lagje

Organizata joqeveritare INPO iu është bashkuar reagimeve të qytetarëve, nga rruga “Naim Beka” në Ferizaj, duke shprehur shqetësimin për lejimin e ndërtimit dhe të ushtrimit të veprimtarisë të pikave të karburantit nëpër lagjet e banuara.
“Qytetarët nga rruga ‘Naim Beka’ kanë trokitur nëpër të gjitha zyrat e institucioneve relevante të nivelit lokal dhe qendror për të parandaluar ndërtimin e pikës së karburantit në rrugën e tyre. Shqetësimeve të tyre u bashkohemi edhe ne dhe kërkojmë që qytetarët të lirohen nga ankthi që shkaktojnë këto pika karburanti të ngritura afër shtëpive të tyre”, ka thënë Jehona Kapllani, aktiviste e INPO-s.
Sipas kësaj organizate, aktivistët e të cilës kanë kontaktuar zyrtarët në drejtorinë e urbanizmit, objekti që po ndërtohet në rrugën “Naim Beka” nuk posedon leje. Sipas asaj që u është thënë aktivistëve të INPO-s, inspektorati komunal ka ndërprerë dy herë punët në këtë objekt, mbase ka deponuar edhe një padi në Prokurorinë Komunale të Ferizajt, por megjithatë punimet kanë vazhduar dhe janë në përfundim e sipër.
Në Ferizaj, së paku 6 pika të karburanteve ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zonat më të populluara të qytetit, në rrugët “12 Qershori”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, “Naim Beka” dhe rruga “Enver Topalli”.
Shoqëria civile edhe më herët ka reaguar dhe ka shprehur shqetësimin për rrezikun që paraqesin këto pika karburanti, por Komuna nuk ka ndërmarrë asnjëherë ndonjë hap serioz.
Për më keq, shumica nga këto pika karburanti shfrytëzojnë hapësirën e trotuareve për veprimtarinë e tyre.