E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vjeshtë nis implementimi i “Pakos së Gjelbër”

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj dhe drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit, Zeqir Veselaj, nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për implementimin e “Pakos së Gjelbër” në shkollat e Kosovës.

Me këtë memorandum, nënshkruesit marrin përgjegjësitë për implementim të përbashkët të projektit “Pakoja e Gjelbër” që do të fillojë nga vjeshta 2010 dhe që ka për qëllim ngritjen e aftësive dhe njohurive të mësimdhënësve të shkollave fillore, përmes zotimit të metodave të reja mësimore në fushën e mjedisit.

Ministri Hoxhaj është shprehur se me këtë memorandum tashmë realisht po fillon edhe konkretizimi i implementimi të “Pakos së Gjelbër”, që për qëllim ka edukimin mjedisor në Kosovë. “Qëllimi është që nxënësit dhe mësimdhënësit, të marrin njohuri për rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit, përbërësve të mjedisit: ajri, uji, dheu, biodiversiteti etj., jo vetëm ne hapësirat shkollore apo në nivel lokal por edhe ne nivel global”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Zyra e Informacionit e MASHT-së.

Kurse Qendra Rajonale e Mjedisit obligohet që të sigurojë dhe shpërndajë 950 “Pako të Gjelbra “për shkollat në gjuhën shqipe dhe 150 pako në gjuhët serbe dhe boshnjake, në shkollat ku mësimi mbahet në gjuhët e komuniteteve. Gjithashtu qendra do të bëjë trajnimin dhe aftësimin e 900 mësimdhënësve, kryesisht nga lëndët e edukimit mjedisor, biologjisë, kimisë, gjeografisë fizikës etj., nga shkollat 9-vjeçare, përzgjedhjen dhe rekrutimin e 12 trajnerëve, të cilët do të marrin njohuri nga trajnues, të cilët më parë e kanë implementuar këtë pako në vende të tjera.

Gjithashtu, REC do të bëjë organizimin e 35 trajnimeve në komunat e Kosovës me nga rreth 30 mësues

Ndërkaq, MASHT obligohet të bëjë koordinimin e aktivitetet përmes drejtorive komunale të Arsimit njësive përkatës e të trajnimit, sigurimin dhe lirimin me pagesë të mësimdhënësve për qëllime trajnimi dhe realizimin e këtij projekti, akreditimin dhe licencimin e trajnerëve të aftësuar, akreditimin dhe certifikimin ,licencimin e trajnimit të mësimdhënësve nga “Paketa e Gjelbër” etj.

“Pakoja e Gjelbër” përmban CD me informacione të zgjedhuara, mbi 22 tema mjedisore, të ndara në 5 kapituj; Librin e Mësuesit së bashku me Planin Mësimor dhe Fletët e Punës.

Informata ka edhe në DVD, koleksione dhe filma vizatimorë, edukativë nga Kosova dhe vende të tjera.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›