Fillon të enjten korrigjimi i provimit të letërsisë
Ethet e 33 mijë e 400 maturantëve për të mësuar rezultatin e provimit të parë, atij të letërsisë, do të duhet të zgjasin më shumë se një javë. Dita kur do të fillojë të korrigjimi i testeve, sipas përfaqësuesve të AVA-s është e enjtja, pra 12 qershori. Kjo "vonesë" nuk vjen për shkak të ndonjë defekti apo problemi të krijuar me testet e letërsisë. Shkak është bërë hedhja e shortit, i cili do të jetë përcaktues për qendrën se ku do të dërgohen për t‘u korrigjuar këto provime të maturantëve. Aktualisht, të gjitha testet e provimit gjenden në njërën nga sallat e shkollës 9-vjeçare "Sabaudin Gabrani" në kryeqytet, nën shoqërinë e uniformave të Policisë së Shtetit.
Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se për herë të parë do të aplikohet shpërndarja e testeve në katër qendra vlerësimi. Më e madhja do të jetë në Tiranë, pranë AVA-s, e cila është tërësisht e monitoruar dhe në kushte sigurie të larta. Askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë prej saj, sapo të fillojë vlerësimi i provimeve të maturantëve e deri në momentin e mbylljes së këtij procesi. Tri qendrat e tjera të vlerësimit të provimeve të maturantëve janë ngritur në qytetet e Elbasanit (në shkollën "Qemal Stafa"), Shkodrës (në shkollën "Jordan Misja") dhe Fierit (pranë Drejtorisë Arsimore). Sipas drejtuesve të Ministrisë së Arsimit, kjo shpërndarje e testeve për t‘u korrigjuar në qytete të tjera bëhet për disa arsye. Së pari, për të shmangur konfliktin e interesit dhe mbi të gjitha për të ndarë edhe volumin e madh të punës, në mënyrë që përfundimet të dalin në kohë dhe të jenë sa më të sakta. Kështu që mësuesit-vlerësues të gjuhës dhe letërsisë, që do të përcaktojnë edhe notat e para të maturantëve nuk do të vijnë të gjithë në Tiranë, por do të grupohen edhe në tri qendrat e tjera në rrethe. MASH ka garantuar se edhe në këto qendra nuk do të mungojnë kushtet e sigurisë. Por ajo që i bën më të sigurt drejtuesit e këtij procesi, në mungesën e manipulimeve është ekzistenca e bar-kodit në secilin test. Kështu, çdo maturant në fletën e tij të provimit ka një bar-kod tërësisht personal. Ky bar-kod mund të shndërrohet në emrin e maturantit vetëm përmes një programi të veçantë kompjuterik, që ndodhet në Tiranë. Përfaqësuesit e AVA-s bëjnë me dije se ndryshimi i bar-kodit të fletëve të provimit në emrat e maturantëve do të bëhet vetëm ditën kur të kenë mbaruar së korrigjuari të gjitha testet. Ky proces mësohet se do të kryhet nën prezencën e vetë ministrit të Arsimit, Genc Pollo, i cili ashtu si edhe një vit më parë ka marrë përsipër koston e mbarëvajtjes së Maturës Shtetërore, e aplikuar për herë të parë, në kohën kur ai erdhi në drejtim të këtij institucioni.
Madje, këtë vit, drejtuesit e MASH janë të sigurt se nuk do të ketë ankesa, ashtu siç ndodhi një vit më parë. Kjo edhe për faktin se vetë maturantët, pas provimit të parë të letërsisë janë shprehur të kënaqur me nivelin e vështirësisë së tezave. Ndonëse fjalët edhe këtë vit për maturën nuk kanë munguar. Në ndonjë shkollë është diskutuar se teza e letërsisë është hapur përpara se të fillonte provimi.
E përveç korrigjimit të testeve të letërsisë, grupi i KOEPS-it vetëm pas pak ditësh do të duhet të mbyllet në izolim të plotë për të hartuar tezat e pyetjeve të provimit të dytë të maturës, atij të matematikës që do të zhvillohet në datën 17 qershor. Ndërkohë që për të dy provimet me zgjedhje është menduar që të kryhen brenda të njëjtës ditë. Pra, maturantët në datën 10 korrik do të përgjigjen për të dy testet e lëndëve me zgjedhje, që kanë preferuar, për t‘i hapur më pas udhën vetes drejt auditorëve të universiteteve publike në vend.