Forcat e Gaddafit kanë përdorë raketa Scud

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 17:00
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se forcat qeveritare të Libisë, për të parën herë, kanë përdorë raketa Scud, në konfliktin gjashtë mujor me kryengritësit, që po luftojnë për ta përmbysur regjimin e Muammar Gaddafit.
Zëdhënësi i kryengritësve, Ahmet Bani, i tha agjencisë Reuters se përdorimi i raketës Scud është edhe një dëshmi se regjimi i Gaddafit e ka humbur legjitimitetin.
Njëherësh, kryengritësit pretendojnë se i kanë marrë nën kontroll qytetet kryesore në perëndim dhe jug të kryeqytetit Tripoli, derisa ata po përpiqen që ta rrethojnë atë.
Në Washington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se Gaddafi i ka “ditët e numëruara”.