E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal i ri seksual në Gjermani

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 16:00

Pas publikimit të një skandali seksual nga gazeta “Bild”, mes deputetit 40-vjeçar, Kristian Von Botiker, me një vajzë 16-vjeçare, politikani ka dhënë menjëherë dorëheqje.

Në konferencën për shtyp, ai nuk ka mundur të mbaj dot lotët, megjithëse ka thënë se lidhja e tij ishte “thjesht dashuri”.

Ai vlerësohej nga të gjitha mediet gjermane si një ndër politikanët e rinj me një të ardhme të ndritur.

Pritej që shumë shpejt të zinte një nga vendet kyçe në qeverinë gjermane, e megjithatë u detyrua të largohej.

“U kërkojë ndjesë nga thellësia e zemrës të gjithë atyre personave, që kishin besim tek unë dhe u zhgënjyen”, tha Botiker.

Skandali seksual ishte bërë i njohur në shtresat e politikanëve të partisë së tij, por ai kishte hequr dorë nga takimet me vajzën, pasi i është kërkuar kjo gjë.

Megjithëse çështja pritej të mbahej e fshehur, ajo ka shpërthyer si bombë në të gjitha mediat.

16- vjeçarja K.S, është rrëfyer se ka marr nga Botiker dhjetëra e-mail.

Më pas takimi i parë është bërë në një hotel të Dusseldorfit, nga i cili kanë dal dy ditë më pas.

Vajza gjithashtu ka folur për dashuri, duke deklaruar se Botiker përveçse është politikan, është edhe një njeri me emocione.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›