Fillon vaksinimi

Vaksinat e dhuruara në Qeveria e Turqisë për Kosovën, në orët e pasdites së të dielës kanë mbërritur në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Me këtë kontingjent të vaksinave pritet që fillimisht të vaksinohen punonjësit e institucioneve shëndetësore. Këtë e konfirmon për Express, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai thotë se vaksinimi i personelit shëndetësor do të bëhet vullnetarisht dhe se kjo nuk do të jetë e obligueshme.
Duke i ditur se tashmë janë bërë disa spekulime lidhur me efektet e kësaj vaksine, MSH-ja nuk do të obligojë askënd që të bëjnë vaksinimin. Kjo do të bëhet në baza vullnetare. Me këtë kontingjent të vaksinave do të bëjmë testimin se sa janë të interesuar popullata për këtë vaksinë, shpjegon zëdhënësi Hoti.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të zbatojë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sa i përket luftimit të gripit të derrave.
Ne do të vazhdojmë të ndjekim rekomandimet e OBSH-së. Kjo organizatë nuk ka dhënë ndonjë qëndrim nëse duhet të ndërpritet përdorimi i medikamentit tamiflu apo vaksinës kundër virusit A H1N1. Prandaj, ne do të vazhdojmë që ti përdorim. Nëse OBSH-ja rekomandon që duhet të ndërpriten, atëherë edhe këtë do ta zbatojmë, shtoi zëdhënësi Hoti.
Vaksinat e dhuruara nga Turqia do të duhej të kishin mbërritur më herët në Kosovë, mirëpo sipas zyrtarëve të MSH-së, vonesa e ardhjes së vaksinave ka ndodhur për probleme teknike, të cilat kanë ndodhur gjatë transportit të tyre.
Pas ofrimit të ndihmës nga ana e Turqisë në luftën kundër këtij virusi, edhe Qeveria e Sllovenisë ka vendosur të ndihmojë Kosovën.
Bëhet e ditur se ky shtet i ka ofruar vendit tonë barna dhe materiale mbrojtëse kundër gripit, siç janë maska, dorëza, që arrijnë vlerën prej 10 mijë eurosh. Zyrtarë të MSH-së pohojnë se ky shtet nuk ka ofruar vaksina kundër gripit të ri për shkak të kontingjentet të kufizuar që ka porositur për banorët sllovenë.
Ndërkohë, nuk janë raportuar raste të reja të konfirmuara të gripit të derrave.
Gjatë ditës së hënë pritet të publikohet numri i të prekurve nga ky grip, e që janë konfirmuar gjatë kësaj fundjave. Vetëm një ditë më parë, në Kosovë është shënuar rasti i dytë i vdekjes së një pacienti, tek i cili ishte konfirmuar prania e virusit të ri pandemik A H1N1. Pacientja me inicialet H. H. 25 vjeçe, ishte hospitalizuar të mërkurën në orët e pasdites në Klinikën Infektive në QKUK, derisa tetë ditët para se të vinte në Klinikë ishte trajtuar në mënyrë ambulantore nga mjekët në Prizren. Deri më tash në Kosovë janë identifikuar rreth 70 persona me këtë virus.
Gripi rezistent
Shtypi britanik ka raportuar se në Uells janë paraqitur raste të gripit të derrave që janë të rezistueshëm ndaj medikamenti tamiflu. Bëhet fjalë për formë të gripit të derrave që nuk reagon ndaj tamiflusë dhe që bartet përmes kontaktit njerëzor. Ekspertët thonë se dukuria e llojit të ri të gripit të derrave, që është rezistues ndaj tamiflusë, nuk është e papritur dhe se ai nuk është më i rëndë se forma e gripit që aktualisht po qarkullon nga muaji prill.
Vdesin 4 haxhilerë nga gripi
Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka pohuar se viktimat kanë qenë shtetas të Sudanit, Indisë, Marokut dhe Nigerisë. Rastet e vdekjes nga gripi i derrave në Arabinë Saudite janë bërë të ditura vetëm tri ditë para fillimit të haxhit. Zyrtarët mjekësorë botërorë kanë shfaqur brengosje nga numri masiv i haxhilerëve që mund t'i kontribuojnë përhapjes së gripit të derrave.