E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të vrasë kunatin e vëllait, mbyllet hetimi

Konflikti i pronësisë

TIRANË- prokuroria e Tiranës mbylli hetimin dhe dorëzoi pranë togave të zeza dosjen penale në ngarkim të 48- vjeçarit Kristo Balla, i akuzar për tentativë vrasjeje të të kunatit të vëllait pas grindjes me të për pronat në fshatin Farkë të Vogël, në Tiranë. Burime të prokurorisë, pohuan se dosja është dorëzuar në Gjykatë, ku pas shortit pritet të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh e kryesuar nga Altin Abdiu. Sipas kërkesës për gjykim, Kristo Balla akuzohet se ka kryer veprën penale të "vrasjes me dashje të mbetur në tentativë", ndaj Mariglen Plakut më 19 shtator të këtij viti, në fshatin Farkë e Vogël në periferi të Tiranës. Nga hetimet organi i akuzës thotë se ka provuar se i pandehuri Kristo Balla, kishte konflikt me vëllain e tij për një pronë që nuk arrinin ta ndanin. Mes tyre kishte pasur disa herë konflikte, që më pas kanë degjeneruar në përplasje fizike mes tyre mbrëmjen e 19 shtatorit 2009. I pandehuri Balla, kishte dalë në pronën e pretenduar, ku ishte takuar vëllanë, i cili ishte bashkë me kunatin e tij, Mariglen Plaku. Mes dy vëllezërve ka filluar sherri, që ka detyruar mikun e tyre të ndërhyjë. Kur Balla është matur të qëllojë me lopatë vëllanë, ka ndërhyrë kunatin Plaku i cili është qëlluar në kokë me lopatë. Pas kësaj goditjeje sherri mes tyre është ndërprerë duke e dërguar në Spital mikun e shtëpisë që ka mundur t'i shpëtojë vdekjes. Pas njoftimit të policisë për ngjarjen, Kristo Balla është arrestuar, e do gjykohet për "vrasje me dashje të mbetur në tentativë".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›