E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fillon verifikimi i denoncimit publik të “Stelës”

28/04/2005  Ajo pohoi se përdorej nga inspektorë të antitrafiqeve për vënë në pranga biznesmenë nën akuzën e përdhunimit

Inspektor të Drejtorisë së Kontrollit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në bashkëpunim me organin e akuzës së qytetit të Vlorës, kanë filluar verifkimin e të gjitha vendimeve gjyqësore dhe dosjeve hetimore, ku denoncuesja ka qenë adoleshentja 17-vjeçare me pseudonimin “Stela”. Kjo e fundit denoncoi në emisionin “Fiks Fare”, veprime arbitrare dhe abuzive të disa efektivëve të Drejtorisë së Antitrafiqeve në Vlorë. Inspektorët e prokurorisë së Përgjithshme do të verifkojnë nëse vërtet ekzistojnë dosje hetimore dhe vendime gjyqësore ndaj personave të ndryshëm të akuzuar për kryerje të marrdhënieve sekuesuale me të mitura. Gjithashtu do të merret në pyetje edhe adoleshentja dhe deklarimet e saj do të ballafaqohen me dosjet dhe vendimet gjyqësore ekzistuese.

Verifikimi

Dje Prokuroria e Përgjithshme ka filluar verifkimin e të gjitha dosjeve hetimore dhe vendimeve gjyqësore, të cilat kanë pasur si viktimë dhe denoncuese vajzën e mitur nga Vlora, që ka pohuar në media se është përdorur nga disa inspektorë të antitrafiqeve snë qytetin bregdetar. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime pranë organit qendror të akuzës, të cilat sqaruan se pas verifikimeve do të vendoset nëse do të fillojë apo jo hetimi ndaj këtyre inspektorëve të policisë. Kështu, burimet thanë se do të verifikohet vërtetësia e denoncimit publik të adoleshentes me pseudonimin “Stela”, e cila pretendonte se ishte përdorur nga disa inspektorë policie për të futur në kurth biznesmenë vlonjatë. Gjithashtu, adoleshentja denoncuese do të pyetet rreth prtendimeve të saj, të cilat do të ballafaqohen me verifkimet për dosjet në fjalë.

Denoncimi

Vajza me pseudonimin “Stela” denoncoi veprime abuzive që disa efektiva të këtij komisariati kishin kryer për 3 vjet me radhë. Ajo ka pretenduar se njerëz të pafajshëm vuajnë dënime të pamerituara, të cilëve u janë marrë edhe para me anë të akuzave të sajuara të bashkëpunëtores “Stela”. Ajo ka pohuqar se në këtë skandal janë përfshirë krerë të antitrafikut pranë komisariatit Vlorë. “Stela” ka pretenduar se ishte infiltruar në radhët e tyre dhe kryente rolin e karremit për njerëz të pasur në Vlorë. Sipas “Stelës”, kjo i tërhiqte bisnesmenët dhe njoftonte policinë për vendodhjen. Këta të fundit i arrestonin në flagrancë biznesmenët për veprën penale të kryerjes së marrdhënieve seksuale me të mitura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›