Verifikimet e ngarkesave të “Eni-t”, të tjera mallra kontrabandë

28/04/2005 Prokuroria po ballafaqon të gjithë dokumentacionin e transportit të kryer nga kjo anije
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar të gjitha ngarkesat e kryera nga anija “Eni” dhe nga ballafaqimet e deritanishme të kryera me ato të çdoganuara në Portin e Durrësit, rezulton që të ketë kaluar të tjera mallra kontrabandë. Prokuroria vazhdon të verifikojë të gjitha ato ngarkesa të anijes “ENI” të cilat janë çdoganuar në Portin e Durrësit. Ndërsa pritet që pas disa ditësh të vendoset masa e sigurisë në mungesë ndaj disa personave të tjerë të akuzuar nga prokuroria për bashkëpunim në kalimin e 4 milionë dollarëve cigare kontrabandë, të cilët janë në kërkim.
Verifikimi
Prokuroria po kryen të gjitha verifkimet e mundshme lidhur me ngarkesat e transportuara nga anija “Eni”, pronë e Fatmir Zotajt që është shpallur në kërkim për veprën penale të krijimit të bandës dhe organizim kontrabande. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se nga verifkimet e deritanishme janë ngritur dyshimet për kalimin e të tjera mallrave kontrabandë. Burimet thonë se kanë në dorë listën e të gjitha ngarkesave që anija “Eni”, ka kryer në Protet e Malit të Zi, të cilat po ballafaqohen me ato të çdoganuara në Portin e Durrësit. Por, burimet nuk bëjnë të ditur ndonjë shifër konkrete të ngarkesave, pasi ende nuk përfunduar verifikimet për të konkluduar zyrtarisht rreth ndonjë mundësie tjetër të kalimit të mallrave kontrabandë nga kjo anije.
Hetimet
Hetimi i prokurorisë ndaj grupit të akuzuar për kalimin kontrabandë të 3 milionë e 590 mijë paketave cigare është shtrirë në dy drejtime. Burimet thonë se po hetohet për gjithë aktivitetin e mëparshëm të të arrestuarve dhe personave të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tyre. Sipas prokurorisë, po verifikohen të gjitha thirrjet telefonike të të arrestuarve, për të konkluduar në ato më të shpeshtat në ditët kur është kryer kalimi kontrabandë i cigareve. Gjithashtu, mësohet të jenë vënë në përgjim telefonat e të dyshuarve si bashkëpunëtorë në këtë grup me qëllim sigurimin e ndonjë prove materiale për implikimin e tyre, thonë burimet.