I vjedh paratë babait për të luajtur bizhoz

28/04/2005 Në banesën e Flamur Sinajt u grabitën 2 celularë, një telefon fiks e 150 mijë lekë
TIRANË- Dera e shtëpisë hapur i kushton një banori të Kodrës së Kuqe në Tiranë, grabitjen e 150 mijë lekëve të vjetra, një telefoni fiks dhe dy celularëve. Në orët e mëngjesit të djeshëm Flamur Sinaj ka denoncuar vjedhjen e shtëpisë së tij, gjatë orëve të natës. "Më kanë grabitur paratë, dy celularët dhe telefonin fiks. Ju lutem më ndihmoni të gjej hajdutët"-u ka thënë inspektorve të Kriminalistikës Sinaj, i cili duke i tërhequr mënjanë nga pjestarët e tjerë të familjes, sipas burimve policore, u ka shpjeguar atyre disa dyshime të tij personale. Sipas mendimit të të zotit të shtëpisë, paratë mund ti kishte vjedhur vetë djali i tij, i cili më pas i ka luajtur në bizhoz. Burimet policore thanë se pas disa kontrrolleve të njëpasnjëshme dhe seancave të gjata pyetësore me djalin e tij, policia ende nuk mund ta fajësojë atë. Grabitja ka ndodhur në orën 03.30, të ditës së djeshme, teksa i zoti i shtëpisë e kishte lënë derën hapur.
Hetimet
Edhe pas pretendimit të pronarit të shtëpisë së grabitur, grupi i punës, i ngritur për këtë rast, është duke i shtrirë hetimet në të gjitha pistat e mundshme, ku si i dyshuar si autor i grabitjes ka qenë edhe djali i tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye etike. Nga ana tjetër Sinaj ka dhënë dëshminë e tij, ku përshkroi gjithë pjesën e ngjarjes, të cilën ai e kujtonte. Janë marrë në pyetje edhe pjstarët e tjerë të familjes, të cilët nga ana e tyre kanë dhënë dëshmitë përkatëse. Ditët në vijim priten edhe rezultatet e kërkimeve të policisë për gjetjen e autorëve të kësaj grabitjeje.