E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillon zbatimin projekti për fëmijët romë, prioritet largimi nga rruga

Ka nisur të zbatohet nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve sociale projekti më i fundit për këtë kategori i cilësuar si plani i 'Dekades rome' . Konkretisht, ky projekt përmban disa drejtime në të cilat shteti në mënyrë të institucionalizuar do punojë për ndryshimin

e gjendjes së kësaj popullsie.  Pavarësisht politikave në mbrojtje të romëve, fëmijët e këtij komuniteti vazhdojnë të jenë pre e rrjeteve trafikuese që i shfrytëzojnë. Sipas zv.ministres së Punëve dhe Cështjeve Sociale, Filloreta Kodra, lypja është  kthyer në një fenomen të vështirë për tu luftuar. Kodra ka deklaruar gjithashtu se përditë shikojmë fëmijë romë që lypin, por në radhë të parë këta fëmijë duhet të jenë subjekt i strukturave që merren me mbrojtjen e rendit, në kuptimin që këta fëmijë përdoren nga rrjete të caktuara duke i shfrytëzuar dhe askush nuk merr masa për këtë gjë. Pavarësisht se prej kohësh është miratuar dekada e romëve, një dokument që i mundëson atyre arsimim, përfitimi i shërbimeve shëndetësore, strehimi dhe integrimi i këtij komuniteti asgjë nuk ka ndryshuar. Me dhjetëra lypsa qëndrojnë rrugëve të kryeqytetit duke bërë punë të rëndomta e duke u shfrytëzuar në këtë mënyrë nga familjarët e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›