E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, marrëveshje me shoqatën italiane për operacionet e zemrës tek foshnjat

Për herë të parë në vendin tonë është arritur bashkëpunimi midis shoqatës Italiane The Heart of Children dhe Qendrës Spitalore Universitare Nënë Terezapërsa I përket kurimit dhe operacioneve të vështira në zemër për foshnjat. Këto shërbime kardio-kirurgjikale tek fëmijët e lindur me probleme në zemër nuk do të kryhen më jashtë shtetit por

do të realizohen në QSUT. Drejtori Ilir Dashi ka pritur në një takim ekipin e mjekëve italianë të cilët kanë kryer rreth 13 operacione të vështira të zemrës së bashku me mjekët e QSUT-së. Ky është një nga bashkëpunimet më të rëndësishme për ne, pasi fëmijët që iu janë nënshtruar operacioneve kanë pasur patologji të veçanta, ka thënë Dashi gjatë takimit te djeshëm. Sipas tij pacientët e vegjël, tashmë nuk është nevoja të shkojnë më jashtë vendit, por kurimi i tyre do të bëhet në QSUT. Kjo Sipas Dashit është edhe një përvojë shumë e mirë për mjekët, të cilët tashmë mund të vazhdojnë vetë rrugën e nisur. Ndërkohë, mjekët italianë janë treguar të gatshëm për tu rikthyer sërisht në Shqipëri, për të tjera ndërhyrje dhe ekzaminime të rëndësishme. Është një bashkëpunim i cili shpresojmë që të zgjasë, për të ndihmuar fëmijët që lindin me probleme dhe keqformime të zemrës ka pohuar dr. Vittorio VANINI, Presidenti i Shoqatës, Shoqata The Heart of Childrenditën e djeshme. Gjatë javës së kaluar mjekët shqiptarë pikërisht kardiokirurgu dr.Arben Baboçi, dr, Numila Kuneshka, dr. Shqipe Saraçi dhe dr. Anila Godo dhe ata italianë dr. Vittorio Vanini së bashku me bashkëpunëtorët dr. Italo Borini dhe Giuseppe Ghislandi kanë zhvilluar 13 operacione të vështira. Sipas mjekëve ndërhyrjet e bëra kanë pasur të bënin me patologji të cilat nuk ndeshen shpesh. Konkretisht kanë qenë sëmundje të lindura të zemrës të cilat kanë të bëjnë me keqformime të valvulave, enëve të gjakut etj. Ky bashkëpunim periodik ka për qëllim të rrisë përgatitjen profesionale të ekipit shqiptar, për ndërhyrjet kirurgjikale dhe asistenca e mjekëve italianë të jetë vetëm për rastet e rralla me specifikën që ata kanë, ka pohuar kardio-kirurgu, Arben Baboçi. Fëmijët e operuar gjatë këtyre ditëve kanë qenë të gjithë nën një vjeç dhe me patologji të vështira, kryesisht të lindura. Ndërkohë gjatë qëndrimit, ekipi italian ka kryer mbi 30 ekzaminime për pacientët e operuar kohë më parë, apo edhe për raste të reja. Ekipi i mjekëvë italianë vjen për të disatën herë në vendin tonë për të kryer të tilla operacione dhe vizita.

Historia e një fëmije 7 muajsh që bëri ndërhyrje në zemër
Ka vetëm nëntë muaj që ka ardhur në jetë, dhe është fëmija i parë me peshë më të vogël , që ishte nënshtruar një operacioni të vështirë në zemër. Arlindi nga qyteti i Beratit, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij kishte një problem të rëndë në organin që mban në jetë çdo njeri. Në çdo minutë që Arlindi kalonte e rritej, shuheshin mundësitë që ndërhyrja nga mjekët të kishte efekt. Por do të ishin mjekët shqiptarë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe ata italianë, që do ti shpëtonin Arlindit jetën dhe të kryenin operacionin e parë të një fëmije nën një vjeç me peshë vetëm 5 kilogramë.
Sipas mjekëve ata kanë përzgjedhur rastet të cilat ishin më të vështira, kryesisht të moshës nën 1 vjeç dhe me defekte të rënda në zemër, sepse pjesën tjetër e realizojnë .Një nga këto raste ishte dhe Arlindi, i cili ka ardhur dhe është diagnostikuar në shërbimin tonë, të kardiopediatrisë, me një defekt një cik të rëndë në zemër dhe që duhej ndërhyrja kirurgjikale sa më e shpejtë për ti shpëtuar jetën. Sepse nëse ky fëmijë nuk do të operohej në këtë moment, më tej do të ishte tepër vonë dhe do të bëhej i paoperueshëm. Duke përfituar dhe nga ardhja e kolegëve tanë ne realizuam një bashkëpunim, një ndërhyrje kirurgjikale ndihmëse duke i shpëtuar atij jetën dhe duke pritur në një moment të dytë dhe ndërhyrjen e dytë kirurgjikale.

Last Updated on E Premte, 26 Mars 2010 22:18

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›