Tregtarët e pulave pushtojnë gjimnazin në Fier, nxënësit të rrezikuar nga parazitët
Nxënësit e shkollës Janaq Kilica në Fier rrezikojnë seriozisht infeksionin nga parazitët e pulave që shiten në murin ngjitur të këtij institucioni. Sipas vetë nxënësve, por edhe nga drejtoresha e kësaj shkolle Alketa Xhemali ky problem është kthyer në një shqetësim të madh si për nxënësit e shkollës së mesme të këtij qytetit por edhe për stafin e mësuesve.
Drejtoresha e kësaj shkolle tha dje për gazetën se në lidhje më këtë problem ajo i ka dërguar Bashkisë së qytetit një ankesë por policia bashkiake nuk ka marrë asnjëherë masë për largimin e pulave nga trotuari ngjitur me gjimnazin Janaq Kilica. Ky gjimnaz është një nga institucionet shkollore dhe në të mësojnë çdo ditë rreth 800 nxënës. Ngjitur më godinën e shkollës ndodhet edhe tregu i fruta perimeve por që në trotuarin ngjitur me godinën e shkollës tregtarë shitës ambulantë tregtojnë edhe fruta perime por edhe shpezë. Era e keqe që përhapet nga peshku që shitet në trotuar, tymi i automjeteve, por nga ana tjetër edhe shitja e pulave, në këtë kohë kur fillojnë edhe temperaturat e nxehta mund të bëhen shkak i epidemive të ndryshme nëpër ambientet e shkollës. Ky fakt është shqetësues jo vetëm për stafin pedagogjik të këtij institucioni shkollor por edhe për gjithë nxënësit e kësaj shkolle.
Ankesat
Një prej nxënësve të kësaj shkolle tha se përballë me tregun, është edhe klasa e saj e sapo hapen dritaret era e keqe e peshkut është tepër shqetësuese. Lidhur me këtë problem drejtoresha e këtij gjimnazi, Alketa Xhemali ka pohuar për gazetën se Është viti i dytë radhë që me anë të një shkrese zyrtare kam vënë në dijeni bashkinë që nëpërmjet policisë bashkiake që ajo ka në vartësi të largojë nga trotuari ngjitur me shkollën tregtarët ambulantë Sipas saj nga ana e policisë bashkiake nuk është marrë asnjëherë asnjë llojë mase. Këtë shqetësim e kam ngritur edhe në drejtorinë arsimore dhe pres që edhe drejtoresha të ushtrojë kompetencat e saj si institucion që të zgjidhet ky problem. Nga ana e saj drejtoresha e DAR-it Fier Suzana Numani ka pohuar se është në dijeni të shqetësimit të nxënësve dhe Drejtorisë së shkollës për problemin e shitjes së shpezëve ngjitur me shkollën. Por edhe Drejtoresha Numani nga ana e saj i është drejtuar Bashkisë Fier më një shkresë që të largohen tregtarët ambulantë nga trotuari ngjitur me këtë shkollë. Burime nga policia Bashkiake kanë pohuar rreth këtij problemi se kjo nuk kompetencë e këtij institucioni pasi lejet për të shitur shpezë tregtarët e kanë marrë nga zyra e veterinarisë në bashki dhe vetëm ky sektor nuk mund ti largojë. Ditët e nxehta që kanë kaluar por edhe ato më të nxehta që priten të vijnë do të rrezikojnë seriozisht jetën e 800 nxënësve të këtij gjimnazi që shkojnë në këtë shkollë çdo ditë. Parazitët që mund të transmetojnë shpezët që tregtohen në murin ngjitur me shkollën e mesme kanë dhe shitja e tyre ngjitur me godinën e shkollës mesme Janaq Kilica në Fier mund të përhapen tek nxënësit e kësaj shkolle. Por Ky rast nuk është i vetmi ku në ambientet e shkollave tregtarë ambulantë shesin produkte të ndryshme.
Rastet e përsëritura, autoritetet e higjienës indiferente
Bëhet fjalë për dhjetëra tregtare ambulantë që kanë pushtuar si shkollat e sistemit 9-vjeçar ashtu edhe gjimnazet në Fier dhe Lushnjë. Shitësit ambulantë përbëjnë një rrezik evident për qindra nxënës, si dhe cilësohen nga autoritetet e higjienës si të paprekshëm, kjo për faktin se ndarja e kompetencave mes pushtetit vendor e qendror ka bërë që inspektorët e higjienës të mos ushtrojnë kontroll mbi këta tregtare pirate. Shumë nga tregtarët ambulantë arrijnë që mallrat e tyre ushqimore ti shesin edhe në derën e godinës së shkollës. Madje, në disa raste janë shënuar përplasje mes drejtuesve të shkollave dhe tregtarëve, të cilët kanë arritur që të mbijetojnë me tregtinë e tyre. Statistikat qe japin inspektoratet e higjienës, respektivisht në Lushnjë dhe në Fier, tregojnë se vetëm dy njësi tregtare të licencuara operojnë në shkollat e Lushnjës dhe 5 njësi të tilla ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë shkollave Fier duke pasur licencë. Ndërsa numri i shitësve ambulante në të gjitha shkollat e Fierit kalon 60 dhe në Lushnjë shkon në me shumë se 33. Mosregjistrimi i shitësve ambulantë pranë tatimeve të rretheve përkatëse ka bërë që ata të jenë shume larg kontrollit tatimor dhe po ashtu larg kontrollit të Inspektoratit të Higjienës. Për ti dhënë fund këtij fenomeni të rrezikshëm, Inspektorati i Higjienës në Fier dhe në Lushnjë ka vendosur që të zbatojë një plan masash. Për këtë proces, Inspektorati i Higjienës ka kërkuar edhe ndihmën e policisë së rendit dhe asaj bashkiake.
Xhemil BEHARAJ