Fillon zhbllokimi i parave libiane
Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka kërkuar nga OKB që “urgjentisht” të zhbllokohen fondet e Libisë, në mënyrë që qeveria kryengritëse ta stabilizoj vendin. Ndërkohë kryeministri italian, Berlusconi, është shprehur i gatshëm që të zhbllokojë 350 milionë euro, sa ka Libia në bankat italiane.
Kryengritësit libianë apeluan për nevojën urgjente që liderët botërorë të zhbllokojnë të paktën pesë miliardë dollarë të fondeve të Libisë, për t’i dhënë rrogat dhe për t’i mbajtur gjallë shërbimet mjekësore, pas trazirave që qartazi paraqesin fundin e regjimit të Muamer Gaddafit.
Para fillimit të takimit të Grupit të Kontaktit për Libinë në Stamboll, ministri Davutoglu theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i gatshëm për forcimin e Këshillit Tranzicional Kombëtar (KTK) “me mjete të domosdoshme, në mënyrë që ai të mund të përballet me sfidat e vështira. Prandaj, ne duhet të ndërmarrim aksion brenda Këshillit të Sigurimit të OKB’së, për krijimin e një kornize juridike për dhënien e ndihmave urgjente financiare për KTK’në”.
E pas takimit me kryesuesin e Këshillit Tranzicional Kombëtar të Libisë, Mahmoud Jibril, kryeministri italian, Sivlio Berlusconi, deklaroi se në Milano se Italia është e gatshme që t’i zhbllokojë 350 milionë euro të fondeve libiane që ndodhen në bankat italiane.
Italia, që dikur ishte sundues kolonial i këtij vendi është partneri më i madh tregtar i Libisë.