E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Edhe Europën, edhe strukturat paralele

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 18:43

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se ekziston mundësia që Serbia këtë vit mos të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim me BE’në dhe datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

Por edhe përveç kësaj, ai ka thënë se nuk mund të pranojë kërkesën që të heq institucionet serbe në Veri të Kosovës.

“Serbia nuk do ta braktisë popullin e vet në Kosovë dhe Metohi. Serbia po ashtu nuk do të heq dorë nga eurointegrimet. Nëse neve na kërkohet në opinionin serb ose në opinionin europian na kërkohet që të përcaktohemi, përgjigja ime është që Serbia nuk do të heq dorë nga asnjëri interes legjitim i saj”, ka thënë Tadic.

Deklaratat e Presidentit serb vijnë pasi që Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ia bëri të qartë Beogradit që të heq strukturat e tij paralele në Veriun e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›